0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Mos thuaj a është e lehtë të harroj
Do të më harrosh Mihribanja ime
Po sa të kesh djalë a vajzë
Do të më harrosh Mihribanja ime


Koha shkrihet dalëngadalë
Pema në degë gjithnjë nuk rri
Shumë shkaqe të bëjnë të më harrosh
Do të më harrosh Mihribanja ime


Në zemër strehohen vitet
E ndryshken kujtimet
Kjo zemër e zjarrtë zbutet
Do të më harrosh Mihribanja ime


Ditë e natë gji ke thithur
E ke harruar kur je rritur
E pra, mu ashtu
Do të më harrosh Mihribanja ime


Ditët kalojnë, dashuria zvogëlohet
Ngjyra e çdo gjëje ndërrohet
Nëse sot jo, nesër mbase
Do të më harrosh Mihribanja ime


Kështu është rendi në këtë anije
Të vjetrat humbasin në të rejat
Jo vetëm mua, por edhe veten
Do ta harrosh Mihribanja ime

Poeti shkruan këtë poezi po aq të fuqishme, pasi që merr letër nga Mihribanja të titulluar “A
është e lehtë të harroj”. Poeti zakonisht përgjigjet e letrave të saja i bënte me poezi duke i botuar në revistat e vendit në të cilin ndodhej e dashura e tij. Të gjithë i lexonin si poezi të radhës ndërsa ajo e dinte se ishin përgjigje për letrat e saj.

Related Posts

Aziz Nesin-Më fal

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Ose vije shumë më herët Sikur në botë siç kam ardhurOse shumë më vonëSikur ty në ketë moshë që të desha Gjithmonë mbes vonë për lumturinëGjithmonë herët i shkoj mërzisëOse çdo…

Nazim Hikmet-Të dua ty

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Të dua ty Sikur e ha bukën e zhytur në kripë Sikur pi ujë netëve kur zgjohesh në zjarr duke mbështetur gojën në rubinetSikur e hapë kutinë e rëndë të postës,…

Udha e lotëve-Ferdane F. Sahiti

Keshi dhe kjaj me veten tem Çudi! Ai që t'ban me ndje Ai ndjenjat t'i tremb Ditët vijnë e shkojnë tuj na shoqnu N'udhën e lotëve dijnë me udhëtu veç ata që kanë dashunu Pranë…