0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Një ditë, një burrë duke shëtitur në pyll e pa një flutur duke u përpjekur të dilte nga lavra. Me orë të tëra e shikoi fluturën që mundohej të dilte nga vrima e vogël e lavrës.
Pastaj burri mendoi se flutura u lodh dhe hoqi dorë nga të dalit nga lavra. Për ta ndihmuar fluturën të dilte më lehtë e zgjeroi vrimën në lavër. Falë kësaj, flutura doli lehtë.
Mirëpo nuk ishte ende e gatshme të fluturonte. Trupin e kishte të thatë dhe krahët e rrudhosur. Burri mendoi se flutura mbledhë forcën, hap krahët dhe do fluturojë.
Mirëpo, flutura doli nga lavra para kohës. Sado që u mundua, nuk arriti të fluturojë dhe vazhdoi të zvarritej nëpër tokë.
Burri kishte qëllimin e mirë që ta ndihmojë fluturën mirëpo ai nuk e diti se përpjekja e fluturës në lavër ishte që lëngu i trupit t’i shkonte në krahë dhe në saje të kësaj kur të dali nga lavra të mund të fluturonte.

Përpjekjet që shpenzojmë në jetë na përgatisin për hapat tjerë që do të bëjmë, na mundësojnë të arrijmë forcën e duhur. Nëse dëshironi të fluturoni me krahët tuaj duhet të kontriboni dhe të përballeni me vështirësitë.

Related Posts

Omer Khajam-Ajkë ashku

Errësina prej dritës, rrena prej t'vërtetës ik Dielli edhe vet po t'asht përreth banë dritë Mos u mërzit, vetmia asht kaderi i t'vërtetave Sorrat me plimin e tyne, shqiponja vetun fluturon.. *** A ka ma…

Unë – Abdurrahim Karakoç

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Unë, erë e furishme e maleve me borëUnë, stoiku i rrugëve me pluhurUnë, lumë i shteruar i dashurisëUnë, rojtar i tokës, guri i varrit Unë, plagë që vazhdimisht gjakosëUnë, çoban…

Tregime nga Mesnevia-Muzikanti i moshuar

Përktheu nga turqishtja: Samet Vata Në kohën e hz. Omerit ishte një muzikant që i binte shumë bukur harpës. Kur atë e dëgjonin zogjtë dukeluajtur, marroseshin pas tij. Nga meloditë që dilnin prej instrumentit, njerëzit…