0 Comments

Makamev tua m’gjuejti udha

Prej lodhje t’jetës frymë me marrë

Lodhjen sall ma shtojka mungesa

Kur ti s’je këtu tuj kanë i gjallë

N’venin tan u ula me mall

Për me marr nji troh frymë

Nisa m’u ngulfatë prej mallit

Nuri i syve pa t’pa m’asht zymë

Sytë n’derë m’meten vjerrë

Me uzdajë që me ta pa ardhjen

Tanë insantë që kalojnë n’kit prag

Shpirtit tem ia thellojnë plagën

Pres e pres e m’u nal nuk di

Pres mos vjen lodhjen ma mbytë

Nëse ti s’ke me ardhë sande

M’trego qysh me i pajtu unë sytë

Related Posts

KËTU DHE TANI-FATMIR MUJA

Kur e do dikë, i do të gjitha gjërat që kanë lidhje me të E dashur bëhet sofra ku i dashuri ushqehet E dashur bëhet fjala me të cilën rrëfehet I dashur bëhet emri me…

Majlinda Deda-Shkruan Zonja M. / 21

21. Deshta... Deshta veten në t’kaluemen me taku, Me ta diçka me kuvendu… T’parën herë kur ty t’ka pa, me i thanë mos me u frikësu... e veten me lanë, ty me t’dashtë! … Deshta...…

Elmedina Tahiri- Në heshtjen time

Mesazh! "Jeta është një udhëtim që shpesh na sjell përballë vështirësive, por është në forcën tonë të brendshme dhe besimin që gjejmë, ajo që na mundëson të ecim përpara. Kur të ndihesh i rrënuar dhe…