0 Comments

Veç nji gja m’ka mbete pa e ba n’kit xhihan

Me e diftue mallin si telall neper mejdan

Me brite si e marre udheve t’dynjase

S’ma ze kush per t’madhe zhurmen e sevdase

Vargjet tua i kam vnu n’rruza t’tespihve t’mi

E t’baj ziqer emnin tan per nate me dashni

Po me hanen diçka jam idhnu a ke ni

M’pat premtu qe frik ka me t’prue ty

Ti s’erdhe kur ajo ke e plote as kur n’drapen ra

Tash prej mallmllefit tem asnji forme s’du me ia pa

N’kit varken e pritjes per me mbri n’limanin tan

Dallget e dalldisuna t’detit t’mallengjimit keq godite m’kane

Perpiqem me triumfu si n’luften me ty

Ani pse fitues jane gjithe ata qe luftojne per dashni

Hater t’madh ke nashta aq sa edhe dashni

Nese s’bahesh pike uji qe mallin shkym kam me u hatru me ty

Related Posts

Thanie të zgjedhuna nga Mesnevia

Mevlana Xhelaluddin Rumi Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj “Nëse dritarja ku ti e sheh botën asht e papastër, lulat e mia kanë me t’u dokë lloç.” “Mllefi asht si era, nalet mbas nji kohe, po…

Kova e krisur – “Edhe kjo kalon

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Ujëtari me një shkop mbi supe në të dy anët e tij mbante dy kova me ujë. Njëra nga kovat ishte e krisur. Kova që ishte në gjendje të rregullt…

Elefanti në errësirë

Zhytje në detin e Mesnevisë- Mevlana Xhelaluddin Rumi Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Një elefant të ardhur nga India e futen në një ahur. Do t’ua tregonin atë popullit të atyshëm.Shumë persona u mblodhën për…