0 Comments

Zhytje në detin e Mesnevisë- Mevlana Xhelaluddin Rumi

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Një herë kishte një myezin zë shëmtuar. Ishte myezin në një qytet ku kishte pak mysliman e shumë të krishterë.
Disa i kishin thënë myezinit, mos e thirrë më ezanin më këtë zë të shëmtuar sepse do të kesh reagime e kritikime.
Myezini inatçor nuk i dëgjonte fjalët e askujt dhe po vazhdonte me kokëfortësinë e tij të thirrte ezanin. Një i krishterë erdhi dhe po e kërkonte myezinin me disa fustane në dorë. Sikur të ishte një mik i dashur i kishte sjellë myezinit disa fustane dhe hallvë.
Ku është myezini ynë? Zëri i tij dhe ezani që ai thërret ia qetëson shpirtin njeriut.
Ata që gjendeshin aty të habitur:
Eja në vete, i thanë. A je mirë? Po si mund ta qetësoj njeriun ai zë i shëmtuar?
I krishteri me ngazëllim:
-Zëri i tij i bukur dëgjohet gjerë në kishë. Unë kam një vajzë të vogël. Ka shumë kohë që dëshironte të bëhej myslimane. Shumë e shumë i folën dhe e këshilluan por kot. Nuk u bind dot, nuk heqte dorë. Dhe sa më shumë që ajo dëshironte të behej myslimane mua vetëm se më shtohej mërzia. Po mendoja si të gjeje një zgjidhje, çfarë të bëjë. Më në fund kur dëgjoi në kishë zërin e myezinit tha: I kujt është ky zë kaq i shëmtuar? Kurrë në jetë nuk kam dëgjuar zë më të shëmtuar. E motra i tha se ky është zëri i myezinit. Ky është adet mysliman, me këtë zë myslimanet thirren të vijnë në predikim. Kur dëgjoi këto vajza ime nuk mundi të besoj. Iu shkul dëshira që kishte përbrenda për tu bërë myslimane. U ftoh. Ajo hoqi dorë nga të bërit myslimane, dhe mua më mbaroi brenga që kisha. Për këtë dua që këto dhurata t’ia jap atij. Ku është ai?


Përkushtim nga prof. Metin Izeti

Zbukuroni fenë me art. Është fakt i pamohueshëm se stili i Kuranit është i mbinatyrshëm, por, megjithëse është stilistikisht i mbinatyrshëm, Kur’ani, si i tillë, i zbulohet njeriut, më drejtë përvojës dhe aftësisë së tij receptive, pasi vetë fjala e Zotit, stilistika ose stilologjia e shprehjes (el-bejan) është një nga dhuratat më të shquara të Zotit për njeriun. Kur’ani insiston në bukurinë e formës në të cilën është botuar, prandaj besoj se interpretuesi është i detyruar të bëjë përpjekje optimale për të përcjellë jo vetëm veçantinë e besimit të komunikuar në të, por edhe veçantinë (hyjnore) të formës në të cilën komunikohet besimi, të paktën pjesërisht. për të lejuar që bukuria e origjinalit të mund të ndjehet edhe nëpërmjet interpretimit.

Related Posts

FATIJONA BAJRAJ-GERMA MALLI

Zjarmi i andrrës t’pashueme T’panë n’gjumin e dytë Djeg rrëmujën e kujtimeve Vaktin mungesës ma mytë T’pajetuemet mes stinëve Tekrar t’paskan n’dynja Metkan sall nji hajal Shpirtit ranim tuj i ba Prej qitapit t’zemrës kanë…

HYRË H. FAZLIJA-JAM HAJDUTJA JOTE, VJESHTË…

Të kam vjedhur të gjithapikat e vesës,mëngjeseve kur dielli zgjohet,lindur me flatra zogu…Të kam vjedhur të gjitha puthjet e gjethevegjersa përqafojnë tokën,n'lagështi nate…Po.Të kam vjedhur, vjeshtë,përplasjen e erës, valë,shtrënguar n'gjoks tik- takesh,kristal shpirti…Të kam vjedhur,…

Sezai Karakoç-Vdekje (Lejla dhe Mexhnuni)

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Do të ta tregoj vdekjen në shoqëri të vjeshtësShoqëruar nga dielli i dimrit Mirëpo, pashë që kjo nuk ishte vdekje, veçse ringjalle ishteËshtë një njoftim që tejkalon natyrshmërinëVjeshta dhe ngjyra e…