0 Comments

Zhytje në detin e Mesnevisë- Mevlana Xhelaluddin Rumi

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Njëri nga udhëtarët e udhës së Hakut kishte vendosur sipër kokës një çallmë të madhe. Kudo që shkonte nuk i mungonte çallma në kokë. Një ditë në mëngjes del nga shtëpia dhe po vazhdonte drejt dergjahut. Derisa ai ecte një hajdut i fshehur në skaje të rrugës e ndiqte nga pas. Kur arriti në një rrugicë të zbrazët dhe të qetë në të cilin nuk kalonin shumë kalimtar ai e sulmoi nga pas dhe duke ia marrë çallmës filloi të ikë. Ndalo i bërtiti nga pas. Heqja brezin se është i mbështjellur e shikoja brendinë. Hajduti në të njëjtën kohë që po vraponte filloi ta zgjidhë mbështjellësin. Më në fund e zgjidhi por çfarë të shihte. E tërë brendia e tij ishte e stërmbushur me disa beza të thjeshtë. Në dorë i mbeti një copë bezi. U nervozua teje mase dhe e hodhi në tokë. Iu drejtua duke e qortuar: Unë kam menduar se ashtu siç e ka pamjen e jashtme e ka edhe brendinë, ndërsa ti hileqar paske qenë.
Udhëtari i Hakkut: eh pra bir, dynjaja mu kështu është.


Përkushtim nga prof. Metin Izeti
Dynjaja edhe pse duket shumë e stolisur ajo në realitet është kalimtare dhe pa vlerë. Mos vidh prej ahiretit për të rregulluar dynjanë, por dynjanë kushtoja mirëqenies së ahiretit.

Related Posts

FATIJONA BAJRAJ-GAZEL HANËS

Pasha tetë halet e asaj Që kurrgja n’dynja s’i përngjanë Malli digjka përtej zjarri, hafëz Për kot nuk kanë thanë N’mes t’natës t’arbainit E plotë mbi lken ra Dynjasë e syve t’tij Tjetër nur u…

Xhan Jyxhel-Nuk duhet të lidhesh

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Nuk duhet të lidhesh me diçka ashtu verbërishtNuk duhet të thuash nëse nuk është ai/ajo nuk mund të jetojë Nuk duhet të thuash praSepse jeton Nuk është e nevojshme të thuash…

FATIJONA BAJRAJ-GERMA MALLI

Zjarmi i andrrës t’pashueme T’panë n’gjumin e dytë Djeg rrëmujën e kujtimeve Vaktin mungesës ma mytë T’pajetuemet mes stinëve Tekrar t’paskan n’dynja Metkan sall nji hajal Shpirtit ranim tuj i ba Prej qitapit t’zemrës kanë…