0 Comments

Pazarllëk dashta me ba me natën

Rixha i bana për me shku

I ofrova krejt çka n’dorë pata

Ama ajo inat bani me mu

U përula e përlotun para natës

E mbështjellun me errësinën e saj

I diftova halin e zemrës t’lodhun

Prej mallit tand dënesa n’vaj

U mbështeta n’muret e ftofta

E pa çare tuj prit ditën me agu

Hajali yt m’shoqnon edhe sante

S’ka asnji sanije që ti s’je k’tu

I fola natës për sytë tu

E për çdo fije t’qërpikut tan

Edhe hana t’xhelozojë, u mshef

Kallximi për ty jehoi mbi xhihan

Me konop t’sabrit e ngreha natën

Duert m’gjakojnë unë nuk rënkoj

Shputat zvarr i ngreh prej lodhjes

Drejt teje jar vazhdoj t’hapëroj

Sante nata s’më bani pazar

S’dashti viranja kurrë m’u kry

N’tezgën e vet pat sall errësinë

E unë n’tezgë tem mallin për ty

Related Posts

FERDANE F. SAHITI-FORCA E GRUAS

Grua ti je e shenjtë si drita që lind n’zemra, Ti ecën në errësirë, pa frikë, pa turbullira. Kur nata të mbulon, dhe mjegullat i fsheh, Prapë je aty ti dashuri, që akund tjetër nuk…

Mos e dëmto – Abdurrahim Karakoç

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Ulu në hije, por gjethet nga tiMos të dëmtohenPastrohu e në varr hynToka nga ti mos të dëmtohet Rrugët janë të gjata e të largëtaShkurtohen kur vjen dashuriaShtrihu e kurban…