0 Comments

Kurrë nuk hodha gur të sulmoj të vërtetën,

Shpirti im, gjithnjë, e ndjente shkëlqimin e njohjes,

Nuk u ndala në konaqet e epshit, të harroj esencën,

Thirra me zë gjithandej, kudo bërtita, prej brengës.

Gjërat në natyrë, të vërtetën ma shfaqën

Heshtja e qiellit ishte melodi e prehjes

Kur kisha, dhimbje, në sexhde vëndova kokën

Ndoqa Miqtë, iu dorëzova kredhjes.

Kurrë nuk u ndava nga rruga, nuk e tradhtova hakikatin

Nuk isha vetëm, krahas të gjithë vetmisë

Iu nënshtrova Fjalës, pa u lodhur me letrën

Malet më dhanë fuqi, kundër pabesisë.

Në zhgjëndërr qëndrova me Të, pa e harruar ëndrrën,

Në kodrën e lutjeve, Hakut i pata dhënë besë

Qava, nga malli, për të Dashurin, e huqa dasmën

I shkula egërsinat, që të rritet trëndafili i fesë

Ti që je diell i të vërtetës, ia krijove tharmin.

Në pemën e lartë vend i dhe kokrrës së arës

Fani më bëre, të vërtetës, Ti, ia vure kufirin

Por, ndjenja për Ty, e tejkaloi horizontin.

Related Posts

MAJLINDA SHAQIRI-KALIMTHI

Thanë,Zoti e pa me sy atë grua,Shikimi i saj margaritar,Në diamant u shndërrua,Ata than por nuk e pan,Nuk prekën rrugën e gjarprit,As nuk shijuan rrufen e krisur,Peshën e ylberit,Shijen e kripur,Ata thanë por nuk e…