0 Comments

Koka ime është pak e zënë, pak e lodhur …

sot në mëngjes frynë erëra të çmendura

toka dridhej ngadalë

erërat e çmendura në kokën time,

nxitonin mu në kokën time

u tremba…

sytë e mi vërshuan

kishte të qara

ndjenja të afërta me pafrymën…

Ma vunë zjarrin në duar.

Doja të perballem

zë i zemëruar, në kupolën e zbrazët

trokas,

endeshin siluetat e ndrojtura

në mure të zbehta

u thanë buzët e penduara për mospërfilljen,

fryma e mbajtur

kurrizi i përkulur nga të ndriturit,

tha, sa e fortë, kjo ndjenjë brenda,

Sa e dobët kur del jashtë,

çfarë dobie ka?

Arsyet janë copëtuar

paleta e kuqe, vjollcë

furça është e vendosur të vizatojë paformë,

kanavacë, gjithmonë në dispozicion,

pret,

nuk e di se çfarë kam në mendje

njerëz të pakujdesshëm,

humanoidët.

E shpërndava kohën në hapësirë

lutjet janë të fshehura në pëllëmbët e mia,

nuk e kuptuan,

ata nuk e dinin, ju nuk e dinit …

Tym në kokën time

psherëtimë dha zemra ime

në mënyrë arbitrare…

Unë ndalova,

koha për të ndaluar.

Po sikur të bie

Ose

jam ne rënie…

Fani, e kuptova,

nuk e kuptonin…

erë që frynë lehtë

tym në kokën time

freski ne shpirtin tim…

Related Posts

Albin Mehmeti- Atmes

Titanët kanë atmeS’asht ky nji mitAta lindën e u përndritën Në tokën që jep përjetësiRrezet e diellit në tokë lindinS’asht aspak çudiAjo tokë shndrit botënAsaj ia falë madhështinëDashtunia në tokë ka folenëKjo asht mrekulliKjo tokë…

Abdurrahim Karakoç

Përktheu: Fatijona Bajraj UNË ÇDOHERË TË MENDOJ TY Unë çdoherë të mendoj ty Përgjatë imagjinatave të pafundme Unë çdoherë të mendoj ty Yjet rrëshqasin nga lart Ngjyrat shkëputen nga nata Zemra ime rrjedh lehtas Unë…

Bleard Meha

Bleard Meha lindi më 1 nëntor 2004 në Skenderaj. Shkollimin fillor e përfundoi në shkollën “Ahmet Delia” në Skenderaj. Tani është në përfundim të klasës së njëmbëdhjetë në Gjimnazin “Hamëz Jashari” në qytetin e tij…