0 Comments

Mendimi humbet, zhduket dhe fundoset

Në luginën e të qarit, ku lahet shpirti,

Aty ku jetojnë vuajtjet, ku rrjedhin lotët

Vuajtja me rrota shkel e kalon përmbi.

Ndërsa mendimi fle, i lënguar, në paqe,

Dashuria rrotullohet në krahët e natës,

Shpirti mban me vete shkëndijën njëshe

Dhe lëviz, rri pezull mbi vajin shkrirës.

Si një jehonë lumturie, i kalon qiejt pa zhurmë

Përmes ëndrrave të fshehta aspiron lartësitë,

Si agimi në hapësirë valëzon ajrosur pa zë

Si nata në natë, humbem pa fjalë e dëshirë.

Gjurma e Tij mbetet dhe krijohet në sekret

Qielli është blu, i qartë, si natë e kthjellë

Një vështrim që flet, ngushëllon e flet,

Fani e kupton, e do dhe shikon thellë.

Ndjej shpirtin tim në hapësirën pa kufi

Të dy, të shkrirë, qëndrojnë në një buzëqeshje,

Në një hapësirë, kohë të largët, pa nahi

Që çdoherë kur futet, pëshpërit vetëm rehati.

Related Posts

Abdurrahim Karakoç

Përktheu: Fatijona Bajraj UNË ÇDOHERË TË MENDOJ TY Unë çdoherë të mendoj ty Përgjatë imagjinatave të pafundme Unë çdoherë të mendoj ty Yjet rrëshqasin nga lart Ngjyrat shkëputen nga nata Zemra ime rrjedh lehtas Unë…

Qefin m’u baftë flamuri yt-Fatijona Bajraj

Kosovë, vatani jem i shejtëQefin m’u baftë flamuri ytNuk ma ndrrojnë dashninë për tyEdhe po t'ma qesin lakun n'fyt Ta du fort kaltërsinë Që flamuri yt ma kaBekohet copa e bezitKur harta e artë qëndiset…