0 Comments

EJA…

më shpëto nga rrëmuja e kohës

nga gjembat e lakmive të botës

nga zjarri që iu versul kullotës

nga majat e ëndrrave të mesnatës.

Eja…

më shpëto nga ernat e flakta të natës

nga flaka e shpërndarë e mendjes

nga humnerat e thella të zemrës

nga dëshirat e pashtershme të vetes.

Eja…

më shpëto nga prehni me hi i skëterrës

nga lindjet e pashpresa të shpresës

nga vdekjet e përditshme të pranverës

nga festat egoiste të vjeshtës.

Eja…

më merr, kam mall për dorën e besës

për gjakun e ngrohtë të ngarkesës

për gjuhën e butë të kujtesës

për fjalën e qartë të zbulesës.

Eja…

Miku im, të digjem në rrethin e fluturës

të shkrihem në dertin e ndarjes

të humb frymën në pragun e paqës

të bashkohem me rrezet e dritës.

Eja…

Faniu të pret në shkallët e portës

Faniu të pret në flakën e qëndresës

Faniu të pret në forcën e besëlidhjes

Faniu të pret në hallkën e ekzistencës.

Related Posts

S’MJAFTON DASHURIA-ABDURRAHIM KARAKOÇ

Mos u lodh kot, oj zemër e gjorë Dashuria s’mjafton, s’mjafton Edhe po deshi bilbili, trëndafili thahet Dashuria s’mjafton, s’mjafton Ka arsye që peshojnë rëndë Vitet prishin çdo urë ndërmjet Të dashurit shpejt zemërohen Dashuria…

ENTELA SADIKU-E STRUKUR NËN HIJEN E ZHGËNJIMIT

E strukur nën hijen e zhgënjimitMundohem te shkoj larg në kohê.Të mbledh grimcëza kujtimesh,Të të gjej diku kërkoj!Ne u humbëm rrugës së jetës,Të të gjej nuk di më!Adresën e ke..Dhe e kam adresën..Zemrën e hapur…

Junus Emre- Ajkë ashku

Bjeshkës i bjen, e ban hi Zemrës i bjen, e ban udhë Sulltanave u bjen, i ban robër Thelb urtësie asht dashtunia *** Mos e the zemrën e dostit, Se s'ka ustah për me e…