0 Comments

Fryhemi, brohorasim

fjalë të mëdha

por diçka gjithmonë na brengosë

fjalën që nuk e thamë

nga krenaria, nga frika, nga interesi,

një punë që nuk e bëmë

duke u tërhequr nga e kota

miqësia,

të cilën ne nuk e njihnim

sepse na dukej

se jemi vetvetja

jemi shumë i fortë

dhe tash

pas të gjithave

notojmë në dridhje

diku në të vdekshmet

pas nesh, para nesh

por edhe poshtë

në kundërmime të hidhura

të cilat në mënyrë të padukshme

i mbajmë me vete….

E qetësia,

e synojmë, e dëshirojmë

por s’na le egoja

të shkojmë thellë,

rrimë këtu,

si miza, plehrat na mbulojnë,

dritën e harruam

diku lartë…

diku thellë…

Related Posts

Pasqyra e zemrës

Zhytje në detin e Mesnevisë- Mevlana Xhelaluddin Rumi Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Piktoret kinez pretendonin se pikturojnë më mirë se piktoret grek. Dhe kështu mbreti u dha për detyrë që të dy palë piktoreve…

Ozdemir Asaf-Do të të fsheh ty

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Do të të fsheh ty më besoNë shkrimet e mia, në pikturimet e miaNë këngët e mia, në fjalët e mia Ti do të mbetesh askush s'do ta diDhe askush nuk…

Mustafa Bilal Karaosmanoglu-A dashurohet pa frikë?

(Përktheu nga gjuha turke: Fatijona Bajraj)A dashurohet pa frikë?I fshehur pas roletave të mbyllurame frikë të kam dashur gjithmonëUnë çdo here jam firkësuar të humbasedhe nëse në dukje aryse për tu frikësuar s’kam pasNdërsa edhe…