0 Comments

Mendimet me janë ngrirë,

Dhe trupi digjet nga pikëllimi –

Lumenjtë dhe oqeanet rrjedhin nga sytë;

A ka dikush, që ti dhimbsem,

A jam në mëshirën e dikujt?

Dhe, nëse nuk e shoh agimin,

Betohem, ju jeni në dashurinë time

Që është e madhe sa deti,

Si yjet e ndritshëm –

Në një mijë ngjyra mbështjellë ngrohtë.

Era e furishme po fryn;

Duart e shtrënguara në krahë

Ata shtrëngojnë barrën që dhemb…

Helmet shtypin mbi indet e plagosura

– Dikush po qan në një rrugë –

Agim është, nuk do të doja të fle…

Unë dua të mirëpres agimin aromatik

Ndërsa korbi vizaton një lojë fluture me krahun e tij,

Dhe era diellore shpërndan fantazmat

Dhe hap horizonte të reja të bashkëjetesës:

E bukur, fisnike, e mirë,

Fani, hije janë pashpresa dhe mendjemadhësia,

E verteta i djeg me zjarrin e saj…

Related Posts

M’kujto t’buzëqeshun-Fatijona Bajraj

M'kujto t'buzëqeshun Edhe kur zani i t'keshmes teme t'kete mbaru M'kujto t'buzëqeshun Edhe kur xhani prej bedenit t'ketë shku M'kujto t'buzëqeshun Edhe kur sytë nuk i hap ma dynjasë M'kujto t'buzëqeshun Se daim frymoj me…

Majlinda Deda-Shkruan Zonja M. / 30

30. Nga shpirti jem po del ofshamë, Peshë ma t’madhe dot s’po mban, Kam kja mbramë, shumë kam kja, Prej lotëve t’mi oqean asht ba! Po përmbytem n’thellësinë e tij, Frymë dot ma tepër unë…

Giovanni Verga-Historia e një Laureshe

7 nëntor Parmbrëmë, pasi ai m’i kish shqiptuar ato fjalë, kur hyra në dhomën ku ishin mbledhur gjithë të afërmit e mi, bashkë me zotërinjtë Valentini, isha aq e trazuar shpirtërisht, saqë të tërë e…