0 Comments

Shumë e dertin ma gjuejti dynjaja

N’thesin e zbrazun t’mrensisë

Ashike gjoja po i tham vedit, ama

Zemrën e kam n’klimë t’mërzisë

N’mahkeme n’mallit m’barti dynjaja

Fjaltë m’burgosen nuk m’bajnë dëshmi

Prangat e mallit s’ka çelës që i çel

M’thuej, qysh t’fitoj jar unë n’kit padi

Kam ni që ke kja për mu netëve t’vona

Unë n’haps t’mallit ushqehna me lot e tu

Lot që s’fshihet prej duerve tua, ama

Sikur shiu pikojë thellë mrena n’mu

Hana n’hilal ka met pa ty

Kurrë e plot s’ka kanë ma

Qysh kam mall për nurin e saj

Njejtë kam mall fytyrën tande me pa

Related Posts

THIRRJA E ARMËS DHE ZGJIMI I VENDIMIT

Para se lufta të merrte emër, para se pushka të fliste hapur, ajo kishte filluar të lëvizte në heshtje, nëpër hije, nëpër natë të errëta dhe sy që vrojtonin. Në ato ditë të paqarta, Kushtrimi…

LOKJA IME- FERDANE F. SAHITI

Lokja ime Hanë, dritë e ndezur në zemër Lokja ime që mban më të bukurin emër Lokja ime që pranverë sjelle në çdo stinë Dimrat s'të arrijnë ty, por ti dimrat shkrin Toka ndihet e…

Përgjërim – Abdurrahim Karakoç

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj O Zot, këtij malli zemra s’mund t’i bëj ballëKoha është e shkurtër, unë i lodhur, rruga e gjatëNë çdo hap kam një pengesë, s’më lë të lirëKoha është e shkurtër,…