0 Comments

Rrodhi malli prej hojeve t’shpirtit t’harlisun

Dhe çdo pore nji zashëm përmallueshëm gumëzhon

Ndjenjat që m’kullosin nektar mallëngjimeve

M’dhanë shijen e mjaltit t’muhabetit që tash m’mungon

M’asht thanë (e çka s’më asht thanë) që ka mall përtej mallit

Dhe se përmallimi veç sa shtohet në prani

M’asht thanë që t’lumtunon edhe mallmllefi

Si hedia e dhurueme natës me shi

Sytë e mi janë tellall që i flasin dynjasë

Diftojnë për dashtuninë që e kam strehu

N’qypat e krisun t’zemres tem t’lodhun

Takati i t’cilës me t’dashtë s’më ka mjaftu

Flasin sytë e mi për mallin që kam

Jo me fjale, jo me bejte, po me gjuhë loti

N’bunarin e pafund t’shterrun t’mungesës tane

Pres ujë gjallnie me m’u ba sall nji përqafim i joti

Eh, sa prita stacioneve t’vetmisë

Me ardh prapë treni i haberit tan

N’shinat e ndryshkuna t’kujtimeve t’mia

Ti që je ardhja ma e bukur çka pa ky xhihan

Related Posts

Namik Kemal-Ringjallja

Ali Beu ishte një djalë rreth njëzet e një, njëzet edy vjeç. Ishte nga një familje e pasur. Ishte i biri i vetëm i nënës dhe babait. Babai i tij e vlerësonte shumë.Megjithëse jetonin në…

FATIJONA BAJRAJ-TRE GURË

Tre gurë t'randëM'i lëshoveMbi shpinëMungesën e tri gjanaveQë ma s'shumtiT'i kam dashtëE t'fundit guriMa gjuejte n'zemërAtë t'përhershmenMos praniTanden…M'thuej jarQysh me i mshelëPlagët e gurëveMe t'cilëtN'mish e palcëM'ke qëllu…E du prapë Edhe gurinEdhe plagënVeç për hatërT'dorësE…