0 Comments


O shi,
A munesh me i la krejt mëkatet
A munesh me i la krejt t’këqiat
A munesh me lëshu mëshirë
Hajt t’lutna sot, bjer pak ma shumë
Se e mira s’po munet me dalë n’dritë
Asht mbulu nga padrejtësia, nga e liga, nga pamëshira
As njeri, nuk asht ma njerí
Asht shndërru, as vetë s’e di n’çka
Nuk po dimë kah me shku
Jem t’robnuem prej teknologjisë
Nuk p’e njofim njani-tjetrin
Humbë kuptimi i ka dashnisë, shoqnisë e sinqeritetit
O shi, a aq shumë je idhnu, sa spo don me ra ma
O shi, hajt t’lutna, bjer hala ma shumë
Nashta dikush ka me t’pa
Nashta dikush ka me t’ni
Qysh po kjanë për këtë njerëzí
Nashta dikujt ka me iu kujtu
E kanë me kuptu që duhet me u kthjellu
Hajt o shi, bjer pa pushu
E laji krejt t’ligat që na kanë mbulu.

Related Posts

FATIJONA BAJRAJ-PENXHERE DYNJAJE

Penxhere dynjaje hafëzAsht krejt çka syni m'paDillit paq diftohet e përtejmjaShiut lagun dhe ngjyra s'ka Përtej penxheres t'ashkutKa mbetë silueta e tijS'pat takat gjallnimiS'vijka, ani pse u betu t'vi Kaluen tre devra hafëzT'thatë e s'u…

FERDANE F.SAHITI-MYSAFIRE

Zemra po më dhemb E fryma me zor po më del Kam ra në hall Po me gojë nuk baj za Mysafire n'vndin tem tash kam me u ba moj nanë, çdo qelizë m'asht ngurtësu…

PRANVERA QERIMI-MJEGULL

Mjegulltymi e zjarriNa kish rrethuArmët në dorë i kishim marrE armikut vendosëm me i ba ballëFëmija pyeste: nënë ç’është ky tym i zi?Duro çupa ime se po vjen era Liri.Nënë ç’janë këta topa që po…