0 Comments


Dashtunia jonë a’ tjetër dashtuni
U takuem si n’kohë t’moçme
Kur t’dashtunuemit takoheshin te kroni
E shkëndijat e dashtunisë kanë lé n’gurgullimën e ujit
Eh,


Tjetër krue asht kroni jonë i takimit
Na s’u takuem me shu’ etjen e ujit
U pamë se deshtëm me shu’ etjen e ditunisë
Dashtunia jonë a’ tjetër dashtuni


U takuem si n’kohë t’moçme
Na bashkoi gurgullima e fjalës
Na bashkoi ditunia e dashtunia
Dashtunia jonë a’ tjetër dashtuni


U takuem si n’kohë t’moçme te kroni
Te ai krue që leu fjalët
Fjalët që kanë lé përjetësinë e t’tonës dashtuni

Related Posts

Revista Uji XVI, vjeshtë 2025

Në nr. XVI të Revistës Uji morën pjesë autorë të ndryshëm si; Metin Izeti, Fatijona Bajraj, Ferdane Sahiti, Albin Mehmeti, Fatmir Muja, Lulzim Tafa, Nuridin Ahmeti, Shkelzen Marevci, Verona Rrahmani, Sead Ahmetaj, Maxhun Osmanaj, Salih…