0 Comments


Pasha nurin e Hakut
Kur malli i jarit sabrin ta tretë
S’gjen takat ma për pritje t’gjata
Dakikat pa ta t’nguliten si shigjetë

Çdo sekond t’doket shekull i randë
Zemra e lodhun prej pritjeve bjen
Asnji gja tjetër nuk t’ngushëllon
Pos hajalit që nuri i shpritit po t’vjen


Digjesh shkrum në zjarr të mallit
Flakën tane s’e sheh kurrkush
Të tanë mahlukat t’shohin njejtë
Ndërsa ty zemra t’asht ba prush


Kur pret jarin netëve t’errëta
S’e nin as t’ftohtin, as acarin
Që po ngrin jashtë n’dynja
Se zemra t’kallet n’zjarr prej mallit


S’do me pa syni asnji gja tjetër
Përveç ardhjes së tij
S’do me ni veshi asnji seda
Veç zanin e hapave, atë ma t’bukurën melodi

Kur shputat e tij t’bekueme
Puthin kalldrëmin e mbushun mall
M’shëndriten tana udhët e dynjasë
E zemra e vdekun prapë nihet gjallë


Pasha nurin e Hakkut
Mendët m’i muer kjo dashtuni
Texheliatin ma t’bukur t’Vedudit
E pa Vahidja coll në sytë e tij.

Related Posts

GERHARD PREGAPUCA – IZABEL

Izabel’!E mallkumja prej bukuris’ s’vet IzabelMe gjinjte kryeneçë, belin e hollee vithet perpjetë,se…. kaq t’duken e mallkumja Izabel’! M’fal!Nuk u prezantum…Jam ai djali me shpatull te ramê,qe ecte pak çalë.E nga e ecuna pak çale,pati…

BARDHA KOLUKAJ-TI NUK ISHE MË TI

T’pashë mbramë.Ishe më ndryshe se herën e fundit që t’kam pa,Prej larg sikur dojshe me m’bërtitë e me m’sha,S’munda me t’prek, veç erën ta kom ndi..Erë, që s’ke e jotja se ishe duke pi.M’u duke…