0 Comments

Duke ecur i vetmuar në rrugët e qytetit,
Me letrën tënde në duar, prej muajsh,
Me barrën e një kujtimi të vetmuar,
Fotografinë tënde të ndrydhur në duar.


Çdo ditë kaloj andej nga dera jote,
Shikimi çdoherë me mbetet në atë rrugë,
Duke mos e parë askë,
Duke e ndjerë prezencën tënde,


Fort përmallshëm ulem në karrigen tënde,
Një copë letër e një laps afër vetës,
E ashkun tem e nxjerr nga deti,
Dy tre vargje e një dy pika loti me ia shoqëru.


Këtu si krijesa të vdekshme që jemi,
Shumëçka herët në rini përfundon,
Ajo që deri në vdekje nuk mbaron,
Është ngjyra e lapsit tim, dediku Hënës

/RevistaUji-VII/

Related Posts

FATIJONA BAJRAJ-N’AVLI T’XHAMISË T’SHEHRIT T’VJETËR

N'avli t'xhamisë t'shehrit t'vjetërKafshatat e muhabetit m'i ngjyjte n'ashkMa ushqeve shpirtin e lodhun me toTuj ta ndje praninë e syve deri n'ashtNëpër sokaxhikat e mahalles t'vjetërM'rrefeve sikur n'njimijenji netHiqajet e hallkut që t'mbarun s'kishinM'zhyten thellësive…

FITIM VELIU-KUJTESA E HEROIT

FLIJIMI E RRUGËTIMI Shqiptarët, këtë muaj e kujtojnë heroin e tyre nacional, Adem Jasharin, flijuesin e personales për dashurinë e universales. Ai, e mbylli një epokë historike të nisur në kohë mitologjike, si kohë e…