0 Comments

Më lejo të shkruaj,
Shekujt,
Më lejo t’i këndoj,
Vitet,
T’i thur lavdi kohës,
Gjurmëve të saj,
Të grisura në çdo cep historie,
Kudo,
Nën hapa ,
Me baltë të mbështjella,
Të lara me gjakun e njomë,
Nëpër beteja,
Të groposura me dheun e tradhtisë,
Kundërmon aromë varfërie,
Më lejo vetëm një çast,
Të bërtas me zë Shqiponje,
Të godas me britmën e rrufesë,
Ata,

Që groposën historinë,
Me gjakun e Shqiponjës,
Më lejo të çliroj Lirinë,
Nga prangat e të burgosurve!

/RevistaUji-VII/

Related Posts

FUQIA E MENDIMIT-SEAD AHMETAJ

Fuqia e mendimit është i atillë ku mendimet krijojnë qëllimet. Qëllimet kthehen në veprim. Veprimi krijon zakone. Zakonet arrine përcaktojnë edhe karakterin. Sot, shumë prej nesh, si shoqëri, shfaqim një ndjeshmëri serioze për një trup…

EJMEN ISMAILI-MËSUES…

Gjithmonë ka qenë një lloj paradoksi të flasësh për shpirtrat fisnikë. Arsyeja e paradoksës është; sepse ata na mësojnë udhën e shpirtit, sa do që fjala ta posedojë lartësinë e tij të bartjes, gjithmonë tek…

ANDRIN KABASHI-ASHENSORI

“Kishte kaluar dy pas mesnate, dhe unë ende isha duke punuar në zyrën time.Isha që nga paraditja i mbyllur aty. Nuk lëviza as edhe për një moment tëvetëm. Isha i rrethuar nga letra dhe dokumente…