0 Comments

M’kujto t’buzëqeshun

Edhe kur zani i t’keshmes teme t’kete mbaru

M’kujto t’buzëqeshun

Edhe kur xhani prej bedenit t’ketë shku

M’kujto t’buzëqeshun

Edhe kur sytë nuk i hap ma dynjasë

M’kujto t’buzëqeshun

Se daim frymoj me ruh udhëve t’sevdasë

M’kujto t’buzëqeshun

Edhe nëse ndoiherë ftyrën ta kam ngrysë

M’kujto t’buzëqeshun

Se ngrysja e ashkut asht e amël si e kajtmja e fëmisë

M’kujto t’buzëqeshun

Edhe kur ki mija hale me m’kujtu

M’kujto t’buzëqeshun

Se t’tillë jar daim m’bane me kanë ti mu

M’kujto t’buzëqeshun

Se jam pasqyrë e xhemalit tan

M’kujto t’buzëqeshun

Se ti bane nurin e ftyrës me dalë n’mejdan

M’kujto t’buzëqeshun

Se prej ashkut tan krejt perdet m’jane grisë

M’kujto t’buzëqeshun

Kur me sy t’përlotun prej ashku drejt Tij t’jem nisë

M’kujto t’buzëqeshun

Kurdo qe n’menje t’bjen i yti xhan

M’kujto t’buzëqeshun

Se ti je vetë hareja e t’keshmes teme i jemi xhanan.

Related Posts

Vendim Morina-Sabër

Nuk e di njeri sa vuaj, Vetëm se mundohem paqen ta ruaj, Nuk e di njeri sa vuaj, Që kujdesem për lumturinë tuaj! Edhe sa do të duroj? Kur do të përfundojë? Me këtë Xhennetin…

Majlinda Deda-Shkruan Zonja M. / 30

30. Nga shpirti jem po del ofshamë, Peshë ma t’madhe dot s’po mban, Kam kja mbramë, shumë kam kja, Prej lotëve t’mi oqean asht ba! Po përmbytem n’thellësinë e tij, Frymë dot ma tepër unë…

Amir Veliu-Ata që harrojnë dritën

Të drejtohem ty, që sytë ke mbyllur, Që dritën me terr ke zëvendësuar, Që gjuhën ke mprehur për fjalë të thyera, Por, hesht kur vetë e vërteta, rri e shkruar. A thua vallë, mendja jote…