0 Comments

M’kujto bukur përherë

Si pejsazhin ma t’hjeshëm

M’kujto bukur përherë

Edhe nëse mungesa jem t’ban si synin t’ndjeshëm

M’kujto bukur përherë

Edhe kur zemra jote vershon n’lot

M’kujto bukur perhere

Edhe nëse fryma jem nuk merret ma n’kit botë

M’kujto bukur përherë

Gjynahet kthemi n’sevape të tana

M’kujto bukur përherë

Se kujtimet e bukura dijnë me i strehu veç zemrat e gjana

M’kujto bukur përherë

Sidomos kujto sa t’kam dashtunu

M’kujto bukur përherë

Se i tillë përherë ki me kanë n’kujtime për mu

M’kujto bukur përherë

Edhe nese t’kam ba me pa botën zi

M’kujto bukur përherë

Se veç me ty kam ditë me u kënaqë bash si fëmi

M’kujto bukur përherë

Edhe kur ma së shumti kam me t’mungu

M’kujto bukur përherë

Bash atëherë kur dielli i syve t’mi t’ketë perëndu

Related Posts

Fatijona Bajraj-Menzil

N'sexhade t'vjetër përmbysa ballin hafëz Ja Vedud, thirra mes lotësh tuj rënku Pata kanë nji shkemb i madh hafëz Udhës t'ashkut n'copë rane jam shëndrru Hejben e mbushun jemeqe hafëz Ua zbraza bilbilave që për…

Çelnik SHEHU-HEROINË E DARDANISË

Antigona bashkë me Shotën Brenda flamurit u bashkuan, Nën krahët e shqiponjës Të dyja bashkë u përqafuan. Shota ju bë nënë Antigonës E mbante shtrënguar në gjoks, E mbulonte me krahët e shqiponjës Gjatë natës…

“Ndjenjë pa zë-Ilir Çerkini”

Ujëvarat e dashurisë Do të dua edhe sikur të mos mundem, edhe sikur Ujëvarat e Niagarës do të thahen pa ujë, edhe sikur ora dhe zemra do të numërojnë sekondat e fundit të jetës. Do…