0 Comments

Ujëvarat e dashurisë

Do të dua edhe sikur të mos mundem, edhe sikur Ujëvarat e Niagarës do të thahen pa ujë, edhe sikur ora dhe zemra do të numërojnë sekondat e fundit të jetës.

Do të dua sepse në fund do të numërohet vetëm koha që me ty e jetova.

***

Kalendari

Të gjithë numërojnë ditët për t’u takuar me gjysmën tjetër, ndërsa unë numëroj frymëmarrjet e shpirtit.

Sa herë që frymë marr më kujtohesh ti dhe ndiej se jam më

afër teje derisa zgjohem nga ëndrrat, në realitet të dashuroj më shumë se kurrë.

***

Pritje që kishte zgjatur

Netët zgjasin më shumë kur ti je larg dhe hëna sikur vonon të bëjë dritë, e yjet nuk shoqërojnë më as hënën e shkretë.

Akrepat e orës nuk punojnë më, e mua më duket sikur më kafshojnë shpresat si akrepa deti, dhe dhembin sa shumë.

Unë pres që një ditë të më vish përsëri, por më vjen vetëm mërzia. Dyert i kam mbyllur për të gjithë sepse të gjithë më pyesin

“kur do kthehesh ti”?

Dhe unë kam vendosur që të shkruaj derisa të shoh përsëri.

Related Posts

Metin IZETI-FJALA SI GJENDJE NË LETËRSINË SUFIKE

 Ligjërimi sufik shpeshherë i ngatërron njerëzit e ditur, sepse nuk është në përputhje me kanunet strikte të njohurive racionale. Njohja sufike mësohet përmes ndërveprimit të shpirtit të  mësuesit dhe nxënësit dhe është një proces transmetimi,…

M’kujto bukur përherë-Fatijona Bajraj

M'kujto bukur përherë Si pejsazhin ma t'hjeshëm M'kujto bukur përherë Edhe nëse mungesa jem t'ban si synin t'ndjeshëm M'kujto bukur përherë Edhe kur zemra jote vershon n'lot M'kujto bukur perhere Edhe nëse fryma jem nuk…