0 Comments

T’pashë mbramë.

Ishe më ndryshe se herën e fundit që t’kam pa,

Prej larg sikur dojshe me m’bërtit e me m’sha,

S’munda me t’prek, veç erën ta kam ndi…

Erë, që s’ke e jotja se ishe tuj pi.

M’u doke krejt mllef, se s’kishe gjet çka ke prit.

Sikur, ishe ba pishman që vlerën s’ma ke dit’!

Të gjithë fajin e kishe lanë mbi mu

E kishe bind veten, që jo ti por unë kam shku…

T’pashë mbramë.

Ma mirë mos t’kisha pa!

Related Posts

Aziz Nesin-Po shkojmë drejt humnerës

Përktheu: Fatijona Bajraj Në kafene u dëgjua një goditje shpulle, shkllap. U ndal gjithçka, tallva, domino, loja e letrave dhe bisedat. Kokat u kthye kah tavolina prej nga u dëgjua zëri i shuplakës. Ai i…