0 Comments

N’sexhade t’vjetër përmbysa ballin hafëz

Ja Vedud, thirra mes lotësh tuj rënku

Pata kanë nji shkemb i madh hafëz

Udhës t’ashkut n’copë rane jam shëndrru

Hejben e mbushun jemeqe hafëz

Ua zbraza bilbilave që për gjyla bajshin ferjad

E ma prej saj derdha coll dhimtë t’gjynylit

Si gjurmë t’Vahides me mbetë ispat

U bana pupzë që e vetme rreh krah hafëz

Se tan zojtë që t’udhës i dita ferrkut fluturuen

Prej njatij seher vakti xhumaje hafëz

Konopat e lidhun dynjasë duert m’i lëshuen

S’kenka gja e insait hafëz

Kit gja edhe njiherë udha ma diftoj

Përderisa edhe t’funden frymë e jap

Me vete n’ahiret asnji gja s’muj çoj

Menzili i ashikes hafëz

Dine që asht coll xhemalullahu

Kjoftë edhe pupzë e vetmuene

Me mbrri nasip ia baftë Hakku

Related Posts

FERDANE SAHITI-T’KAM DASHTË

T’kam dashtë edhe në ato ditë, kur veç kujtimi yt m’ka përqafue Kur fjala “mirë jam” ka rrejtë, veç me mshefë sa fort m’ke mungue. T’kam dashtë edhe kur t’kam lanë me ikë, pa e…

Këngë burgu III – Sabahattin Ali

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Këtu lulet nuk çelinAs zogjtë s’fluturojnëAs yjet s’ndriçojnëDitët s’kalojnë, s’kalojnë Në oborr shëtitem pa ndalNë mendime i zhytur ulem, ndalojShoh mijëra imagjinataDitët s’kalojnë, s’kalojnë Jashtë qenka pranverëTë tjerët po u…

Xhan Jyxhel-E ndalume m’thanë për ty

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajra E ndalume, m’thanë për ty Ndalesat janë për mu shkel, thashë E pamundun m’thanë për ty E randësishme asht me arrit t’pamundunën, thashë Nuk bahet, m’thanë për ty N’botë s’ka gja…