ÖMER TUĞRUL İNANÇER-TË MUND TA DËGJOSH ZËRIN E TË VËRTETËS/ZOTIT

ÖMER TUĞRUL İNANÇER-TË MUND TA DËGJOSH ZËRIN E TË VËRTETËS/ZOTIT

0 Comments

DËGJOJE NEJIN Ç’THOTË / biseda të Mesnevisë
E PËRKTHEU NGA TURQISHTJA: Mithat Hoxha

Krahas Mesnevi-Sherif’it e cila fillon me “Bishnev in Nej”, edhe një rubai e Hazreti
Pirit/Mevlanait fillon me të njëjtën fjalë: Bishnev…
Bîshnev tu zî nej çehâ çehâ mîgojed
Esrâr-ı nuhuft-u Kibrijâ mîgojed
Rûh zerd u derûn tehî vu ser dâde be dâd
Bî nutk u zebân Hudâ, Hudâ mîgojed
Dëgjoje këtë nej se ç’thotë e ç’thotë,
Enigmat e të Lartit më të Madh i thotë;
Fytyrën të verdhë, brenda bosh, kryet lart dhe,
Pa gjuhë e pa fjalë, -o Zot, o Zot, -thotë!
Nga një copë kallami të mund të dëgjosh thirrjen “Hu-da/o Zot!”…


Në një vend tjetër, duke përshkruar kudumin (një lloj tamburi për të mbajtur ritmin në muzikën
sufike), thotë: “Një tas bakri, sipër një lëkurë e pajetë e shtrirë fort, që i bi-het me dy shkopinj të
thatë. Atëherë, thirrja “Allah!” nga vjen?”
Nga bakri, lëkura dhe shkopi të mund të dëgjosh thirr-jen “Allah!”…
Për atë i cili, duke u zhveshur nga qenia e vet, shkrihet dhe bëhet e vërtetë me të Vërtetin, për robtë
që e arrijnë kë-të dhunti, thirrja “o Zot!” mund të dëgjohet nga çdo grimcë pa buzë e pa veshë. Dhe
ky dëgjim nuk është i posaçëm as për njerëzit.


Fehm kerde ân nidâ bî-gûsh u leb
Fehm kerde ân nidâ râ çûb u seng
E dëgjojnë atë zë pa vesh e buzë,
E dëgjojnë atë zë dru e gurë…


Si e kuptojnë gurët e drurët thirrjen “Allah!” që vjen nga çdo grimcë? Kësaj pyetjeje, Hazreti
Mevlanai i jep për-gjigje në Mesnevi-i Sherif’in e tij:


Za’n çi guftem men zí fehm-i seng u çûb
Der-bejanesh kissa-i hûsh dâr u hûb

Ose:
Za’n çi guftem âgehî-i çûb u seng
Der-bejânesh kissa bîshnev bî dereng


Thashë se guri dhe drurii thatë kuptojnë
Dëgjoje këtërrëfim që do ta tregoj për ta sqaruardhe mbaje mend gjithmonë:


Ustun-u hannâne ez hexhr-i Rasûl
Nâle mîzed hem çû erbâb-i ukûl
Pasi e la Resuli, trau në vend
Qau, rënkoi si njerëzit me mend.
Der mejân-ı mexhlis-i vâ’z ân çu nân
K’ej-vez ágeh gesht hem pîr u xhevân
Rënkoi thellë aty në mes të ligjërimitt,
E dëgjuan rënkimin djemtë e të moshuarit…
Guft Pejâmber: Çi hâhî ej sutûn
Guft: Xhânem ez fîrâkat gêsht hûn

I foli Pejgamberi: Ç’rënkon, o trá?Nga ndarja (prej teje) shpirti m’u mbush gjak, -i tha…


Mesnedet men bûdem ez men tâhtî
Ber-seri minber tu mesned sâthî

Mbështeteshe te mua si te një fron,
Tani mbi një minber të lartë qëndron…(Pikërisht për këtë shkak jam duke rënkuar)
Këtu, Mevlanai na rrëfen një ngjarje historike:
Pasi emigroi në Medinë, i Dërguari i Allahut (sav) nisi të banojë si mik në shtëpinë e Halid bin
Zejd Ebu Ejjub el-Ensariut që e kishte farefis nga ana e dajës të madh. Shtëpia e Hazreti Halidit
ishte dykatëshe. Pejgamberi (a.s.) parapëlqeu të banonte në katin përdhes i nisur nga mendimi që
vizitorët që do të vinin tek ai, të mos mundoheshin të ngjisnin shkallë. Ndërkaq, gjatë shtatë muajve
kur Pejgamberi (a.s.) bujti në shtëpinë e tyre, familja e Hazreti Halidit u ngjit e zbriti nga kati i
sipërm në majë të gishtave që të mos e shqetësonin Pejgamberin.

Kjo s’ishte thjesht një shfaqje respekti ndaj tij, ishte afërsi ndjenjash, dashuri. Në anën perëndimore të shtëpisë së Hazreti Halidit ndodhej një truall bosh i vëllezërve jetimë Sehl dhe Sehhil. Kur Pejgamberi shprehu dëshirën që në atë truall të ndërtonte një faltore dhe një dhomë banimi të vogël për vete, vëllezërit jetimë deshën t’ia jepnin si dhuratë. Por Pejgamberi që tregoi një gjest shembullor në respektimin e të drejtave pronësore të jetimit, nuk e pranoi dhuratën, por e bleu truallin. Kurse paratë i pagoi Hazreti Ebu Bekri.
Në muajin e shtatë të hixhretit filloi ndërtimi mbi truall dhe përfundoi duke thurur mure qerpiçi
mbi themele guri. Sipër u mbulua me degë hurme. Në atë faltore të parë nuk kishte mihrab dhe
minber. Ishin tetë copë direkë që mbanin tavanin. Më vonë, direkëve u vunë emra: “Direku Ebu
Lubabe” (i quajtur ndryshe “Direku i Pendesës/Tevbe”), “Direku i Fronit/Serir”, etj. I Dërguari i
Allahut falej dhe udhëhiqte faljen më shpesh në një vend pranë Direkut të Pendesës. Kjo xhami e
pejgamberit kishte një sipërfaqe prej 1010 m2. Punimet e zgjerimit që u bënë më vonë, në kohën
e halifëve Ebu Bekr, Omer dhe Osman, vazhduan edhe në kohën e halifit Velid b. Abdulmelik dhe
të valiut të Medi-nës, Omer b. Abdulazizit, i cili më pas u bë halif. Në vendin ku dihej se
Pejgamberi falej më shpesh, u bë një mihrab. (Megjithëse thuhet se është bërë një mihrab edhe
gjatë punimeve zgjeruese të xhamisë së pejgamberit në kohën e halifit Osman, ky është një rivajet,
rrëfim jo shumë i pranuar. Kurse minberi i parë është bërë me urdhrin e Pejgamberit. Pikërisht me
këtë minber ka lidhje ngjarja e treguar në Mesnevi- i Sherif).

Kur Pejgamberi do të fliste në xhami për të ligjëruar ose për të mbajtur hutbe, ngrihej në këmbë
dhe fliste me fytyrën e bekuar drejtuar nga sahabet. Meqë në rrëzë të direkëve që mbanin tavanin
e xhamisë nuk kishte vend të përshtatshëm, Pejgamberi qëndronte në një vend pranë murit të kibles
(murit që shënonte drejtimin e faljes), prej nga mund ta shihte tërë xhemaatin dhe prej nga i tërë
xhemaati mund ta shihte atë, dhe fliste në këmbë pa u mbështetur diku. Si rrjedhojë e delikatesës
së tij pejgamberike, i Dërguari i Alla-hut (sav) nuk ia kthente shpinën askujt. Duke ndjerë drojë se
mos biseda në këmbë bëhej shkak që Individualiteti i Nderuar të lodhej, disa persona nga sahabet,
me qëllim që ai të mbështetej diku për t’u lodhur sa më pak, vunë në afërsi të Direkut të
Fronit/Serir, mbështetur në mur, një tra të trashë hurme. Pastaj iu lutën që ta pranonte qëllimin dhe
përpjekjen e tyre.


Pejgamberi ynë (sav) i cili, si domosdoshmëri e moralit të tij të lartë, nuk e refuzonte asnjë lutje
dhe kërkesë, filloi të ligjërojë e të mbajë hutbe duke u mbështetur në këtë tra dhe kështu vazhdoi
pesë vjet. Ndërkaq, në fund të vitit të tetë të hixhretit, myslimanët ishin shtuar aq shumë, sa ata që
mbeteshin në fund, nuk ia shihnin dot Pejgamberit fytyrën e bukur. Dhe, përsëri duke iu lutur, i
thanë: “O i Dërguari i Allahut! Po të na lejoni, do të të bëjmë një minber ku të ngjitesh dhe, kështu,
ata që ndodhen pas, të mund të ta shohin bukurinë!” Natyrisht, Pejgamberi e pranoi edhe këtë lutje.
Dhe marangozi i mirë Bakum, skllav i Said bin As-it nga fisi i të bijve Said, ngriti një katedër druri
me tri këmbë, me tri shkallare dhe me një vend të posaçëm për ta mbështetur shpinën. Atëherë,
Pejgamberi nisi të predikojë dhe të mbajë hutbe nga kjo katedër ose minber.
Ja, pra, kur Pejgamberi (sav) u largua për herë të parë nga trau i hurmës dhe u ngjit në katedër,
ndodhi ngjarja që e përcollëm me gjuhën e Mesnevi-i Sherif’it. Trau i hurmës nisi të qajë e të
rënkojë me zë të lartë sa mund ta dëgjonte çdokush. Dhe i Dërguari i Madh, Pejgamberi ynë i cili
ishte burim mëshire, dhembshurie e njerëzillëku, zbriti menjëhe-rë nga minberi, e përqafoi traun e
hurmës që rënkonte nga dhimbja e ndarjes, e ngushëlloi dhe e qetësoi. Hazreti Xha-bir bin
Abdullah nga parësia e sahabeve, duke na e treguar këtë ngjarje, thotë kështu: “Kur Pejgamberi e
përqafoi traun e hurmës, trau ngashërehej si fëmija i cili, pasi ka qarë e ka qarë, e merr e ëma në
prehër, pushon së qari, por, megji-thatë, vazhdon të marrë frymë me ngashërime!”
Kjo ngjarje është transmetuar edhe nga persona të tjerë të shquar nga sahabet, si Enes b. Maliku,
Abdullah ibn Abbasi, Ebu Said el-Hudriu dhe Abdullah b. Omeri.

Edhe i shquari i tabiinëve dhe
ndër prijësit e sufive, Hazreti Hasan Basri, e kujtonte shpesh këtë ngjarje dhe qante duke thënë:
“Turp për ne që nuk u bëmë as sa një tra në dashurinë për të Dërguarin e Allahut!”
Po qe se ai Hasan Basri thotë kështu, ç’duhet të themi ne?
Duke e prekur këtë temë në një librin e vet, Hazreti Nureddin Xhami ka nënvizuar se: “Kjo është
mrekullia dëshmuese më okulare ndër mrekullitë e dukura në jetën e nderuar të të Dërguarit të
Allahut në këtë botë. Ndërsa dëshmia okulare e shikuar më shumë nga gjenerata e Sejjid Ahmed
Rufaiut ndër kerametet e evlijave të mëpasëm, rrjedhimisht pas kalimit të Pejgamberit (a.s.) në
botën tjetër, është që ky ia ka puthur dorën të Dërguarit të Madh”.
Ai minber i drunjtë u meremetua dhe u ripërtri shtatë herë në data të ndryshme. Më në fund, në
vitin 578 h. u kalb aq sa të mos pranonte më meremetim, dhe u shemb. Nga mbeturinat e tij, me
qëllim begatimi, u bënë krëhëra mjekre dhe u shpërndanë. Më pas u ngritën minbere të ndryshëm
xhaminë e lumturisë/pejgamberit. Minberi i so-tëm i bukur dhe elegant, me ornamente mermerore,
i pro-jektuar dhe realizuar nga Mimar Sinani, është dhuratë e sulltan Muratit III për Xhaminë e
Pejgamberit. (Edhe pasi gdhendjet drusore të dritares soditëse të varrit lumturor të Pejgamberit u
ndërruan me parmakët metalikë të sotëm, u montuan në dritaren soditëse të varrit të Hazreti
Abdylgani Nablusi në Damask. Ato gdhendje drusore ku kanë rënë vështrimet plotë dashuri të sa
e sa personave të dashuruar në mënyrë pasionante ndaj të Dërguarit të Allahut, gjithsesi duhen
vizituar posaçërisht gjatë vizitës së varrit të Hazreti Abdylganiut).
Mirë, po ai tra hurmaje ç’u bë? Le të shohim prapë në Mesnevi-i Sherif:


Guft: hâhî ki turâ nahl-i konend
Meshrik u garbi zî tû mîre çinend

I tha: A do që të nxjerrësh sërish blerim
Dhe fruta për në Lindje e Perëndim?
Pejgamberi (a.s.), pasi që e përqafoi traun që qante, e ngushëlloi dhe:

Jâ der-ân âlem hakat servi koned
Tâ ter u tâze bî-mânî tâ ebed

Apo mos do që në botën pas kësish
Të jesh selvi e njomë përjetësisht?
Pasi shkruan në vargun e parë përgjigjen e traut i cili parapëlqen jetën e amshuar ndaj jetës së kësaj
bote, në vargun e dytë, Hazreti Mevlana i tërheq vëmendjen personit indiferent e të paditur që s’ka
as mençurinë dhe vlerën e një trau duke i thënë që t’i ndjek urdhrat e Zotit dhe të mos sillet me
indiferencë ndaj begative të Tij:


Guft: ân hâhem ki dâim shud bekâsh
Bîshnev ej gâfil kem ez çû bî mebâsh
Tha: “Dua të jem i përjetshëm, i gjallë përherë!”
Dëgjo, o ti që sa një tra s’ke vlerë!
Ân sutûn râ defn kerd ender zemîn
Tâ çi merdûn hashr kerdet jevm-i dîn


E groposi traun nën (minberin e vet) dheun shtresë,
Që të ngrihet sërish ditën e ringjalljes…
Dhe akoma atje ndodhet, nën dhé… Dhe ca hapa më tej, i Dërguari i Allahut (sav)… Nuk u ndanë,
nuk u nda prej tij… (Si në vendosjen e minberit të bërë me porosi të Muratit III, si në punimet
restauruese të Xhamisë së Pejgamberit bërë me porosi të sulltan Abdylmexhidit, ashtu edhe në
meremetimet dhe zgjerimet e bëra nga sauditët kohët e fundit, ai tra hurmaje ka vazhduar të mbetet
po në atë vend ku e pati groposur i Dërguari i Allahut, Pejgamberi ynë!)
(Emërtimi i njërës nga ajinet/ritualet sufike të tarikatit Saadi, është “Tulubí Nevbe”. Çdo gjë që
ndodhet në qiej e në tokë dhe mes tyre, e përmend Allahun. Kjo e vërtetë bë-het e ditur në ajetin e
44-t të sures Isra, në Ajetin Kursí dhe në shumë ajete të tjerë. Ja, pra, dyvargshet e Mesnevi-i Sherifit ë ku tregohet për këtë mrekulli të të Dërguarit të Alla-hut që e bën të qartë se edhe druri dhe
guri edhe e përmen-din Allahun, edhe nuk janë të privuar nga ndjenja e dashurisë, këndohen në
ritualin Tulubí Nevbe dhe çdokush që merr pjesë në ritin e ziqrit, u bien instrumenteve me goditje,
si bendir, kudum, nevbe, halile, maz’har dhe shpallin të vërtetën se edhe ato e përmendin Allahun
me gjuhën e tyre).


Sôfî hele gel meclisime dinle bu sâzı,
Gör nic’olur tellerin Allah’a niyâzı.


Sofi, pa eja në kuvend, instrumentet i dëgjo,
Ç’është lutja e telave për Allahun shiko…
Në tasavvufin, një tjetër element po aq i rëndësishëm sa shërbimi/hizmeti, është kuvendi/sohbeti.
Atyre që patën patur fatin e mirë të ndodheshin në kuvendin e Hazreti Pej-gamberit, ne, qysh prej
shekujsh iu shfaqim respekt duke i quajtur “sahabet bujarë/as’hab-i kiram”, bëjmë lutje për ta sa
herë që ua përmendim emrat, dëshirojmë ndihmën dhe përkrahjen e tyre. Shkaku i kësaj është
lartësia moralo-shpirtërore e ndodhjes në kuvendin e Pejgamberit i cili ka qenë zotëruesi më i lartë
i bisedës, dhe nderi për ta dëgjuar atë. Ja, pra, kështu vunë veshin e dëgjuan ata dhe na e përcollën
fenë neve “alâ silsiletihim”, brez pas brezi, dorë pas dore dhe zemër pas zemre. Edhe ne do të
mësojmë nëse vëmë veshin e dëgjojmë!

Shejhi i teqesë mevlevite Baharije, zotëruesi i madh i kulturës shpirtërore/arif dhe, në të njëjtën
kohë, muzikëda-shësi i madh Hysejin Fahreddin Dede, thotë kështu në një vjershën e tij:


Fahriyâ malûmudur erbâb-ı irfânın bu râz,
Lâfz-ı Mevlânâ’dan ancak Zât-ı Mevlâdır garaz.


E njohur është kjo e fshehtë e arifëve për të nderuarin,
Fjalët e Mevlanait veç Individualitetin e Lartë kanë synim…
Gjer këtu, diskutuam për Hazreti Mevlanain duke bërë fjalë në dy-tri rreshta për librin e tij dhe
ende për fjalën e parë të librit të tij. Siç shprehet Fahreddin Dedei, synimi pse bëmë fjalë për Të
dhe për fjalët e Tij, ishte të tregonim për Zotin dhe për ta përsëritur emrin e Zotit. Këtë synim
patëm dhe në këtë synim jemi të përqëndruar.
Ashtu siç ka thënë Hazreti Mevlanai, “duke bërë semá, unë ngul njërën këmbë në qendër të
gjithësisë dhe të vërte-tës dhe, me këmbën tjetër, përsillem në tërë gjithësinë”, edhe ne, me anë të
fjalëve, artit dhe lartësisë sublime të Hazreti Mevlanait, ngulim këmbë në Zotin. (Në selamin,
përshëndetjen e katërt të ajinit/ritualit mevlevit, fakti që se-mazenët/semabërësit nuk përcillen
nëpër semahane por e bëjnë atë duke mbetur gjithnjë po në atë pikë, është situata e simbolizuar e
këmbënguljes në pikën e tevhidit). Kësaj këmbënguljeje nuk i thuhet inat, kryeneçësi.

Kësaj këmbën-guljeje i thonë qëndrimi në rrugë të drejtë, për ç’gjë deklarohet dhe urdhërohet në ajetin
“Festekím ke má umirte – qëndro në rrugë të drejtë siç je urdhëruar!” , për të cilin Pejgamberi pati
thënë “ky ajet më mplaku”, për ç’gjë ne i lutemi Zotit me shprehjen “Ihdina’s-sirate’l-mustakim –
mbana në rrugë të drejtë!” sa herë që e këndojmë Fatihanë dhe kjo konsiderohet qëndrim në rrugën
e drejtë.
Ata që dëgjojnë, dëgjohen, kurse ata që s’dëgjojnë, s’dëgjohen. Dhe…, për t’u bërë me fe, duhet
të vëmë veshin e të dëgjojmë. Të dëgjojmë… Po kë? Nejin…
“Bishnev in Nej – Dëgjoje Nejin” – urdhëron Hazreti Mevlanai. Po Neji, ç’është?