METIN IZETI-TI NUK IKE…

METIN IZETI-TI NUK IKE…

0 Comments

Ti nuk ishe një kalimtar apo dikë që e kam takuar rastësisht diku…

Zoti deshti të solli tek unë, më solli tek ti…

Ti u bëre qarkullimi im i gjakut, mendimi i parë dhe i fundit, natë, mëngjes, mesditë e qetë…

shpirti i shpirtit tim, i destinuar në dashuri të Resulit, të më ndryshojë përgjithmonë…

Nëse do të pyesja veten nëse mund të jetoja pa ty,

zemra ime kishte frikë nga përgjigja sepse lotët fillonin vetë …

një JO e mjegullt do t’i bënte jehonë mureve të shpirtit tim,

i cili do të dhembte nga vetë mendimi se nuk të kisha…

Në mënyrë të pavetëdijshme të kam dashur aq shumë sa kam pasur frikë vdekjen nga vetmia…

vetmia pa ty…

pashë atë fytyrë të bukur, dorën që më mbante,

gjykoj veten sepse në mendjen dhe zemrën time ka frikë nga kaq shumë urtësi…

E ndjeva veten duke u zhdukur,

ndjeva dhimbje të pamasë në këtë mendim, po, sikur të jem në ndonjë fushë beteje,

sikur të më plas gjoksi, po luftoj gjysmë i gjallë teksa të ëndërroj dhe pyes veten:

“Zot, cfarë bëra që të meritoj, a duhet paguar me lot kjo lumturi,,…

Disi e dija dhe ndjeva se kjo shumë lumturi dhe gëzim do të kthehej disi në dhimbje të pamasë…

e dija, sepse gjatë gjithë jetës sime, nuk e kam njohur kurrë lumturinë,

pastaj fluturova në qiell me ty në atë lumturi…

dhe nuk zgjati…

Ndërsa fluturove si shkëlqimi i hënës dhe ndriçove zemrën time,

ashtu befas u zhduke dhe në të njëjtën zemër ke lënë dhimbjen më të madhe të largimit tënd…

më lëndon zhurma e heshtjes që,

si një zile fërshëllen në zemrën time…

Me heshtjen tënde tani po më vret me durim dhe po më biron shpirtin…

kuptimet vazhdojnë të ndizen në kokën time,

të ngjallin kujtime, ma ledhatojnë shpirtin, më kullojnë..

nuk u ktheve më…

Dhe ai imazhi fatkeq i shpinës sate, përqafimi i fundit,

dhe koka ime e ulur që të mos më shohin lotët nuk më largohet kurrë nga mendja…

në veshët e mi kumbojnë goditjet e shurdhëta të hapave të tua në largim…

Herati ishte destinacioni, tash e di pse…

Atë ditë jeta e Faniut u ndal sepse ma hoqe lumturinë dhe e le pas dhimbjen…

Muradi ti jeton në mua,

kjo ekzistencë e imja vetëm ashtu mund të quhet jetë…

Ti ende je në mua…