0 Comments

Ti vjen…
Koha e pritjes hargjohet e pritja vdes,
Ti vjen,
vjen bashkë me lumturinë time në krahë,
Unë dashurohem në ty,
Përsëri e përsëri.
Në qeshjen tënde flenë qetë engjëjt
Në sytë vjeshtor ecin lumenj mirësie
Të shoh kur kah unë drejtimin merr
Si një skifter…
Pritja ia vlente…
Ia vlen edhe të vdes në pritje për ty,
Ia vlen të vdes nëse lëkurën e ftohtë timen
E përqafon veç ti.
Por, kurrë më pak se sot vdekjen s’e kam dashur
Më shumë s’e kurrë e shtyej me forcë larg meje
Eliksir dua të pi e të bëhem e pavdekshme
Kur e ndiej tingullin e hapit tënd drejt meje.
Ti vjen dashuri duke më parë në sy
Gjaku brenda venave ndalon.
Ndalojnë punën mushkëritë për një çast
Trulloset mendja dhe sytë më fiksohen gojëhapur
Përballë syve tu.
Dalldisur punojnë më pas mushkëritë
Sapo mbi buzë më prek buza jote
gjaku me vrull nga zemra pompohet
Shpirti si një zog i trullosur rrotullohet.
E në gjithë këtë rrëmujë brenda meje
Veç sytë qetohen të mbyllur
Siç edhe tutë me siguri duhet të jenë
Sikur dy yje të fikur.
Ti dashuri kur vjen
Gjithë ngjyrat e aromat e botës m’i sjell
S’ka si qetësia, s’ka si bukuria jote
Edhe aroma e trëndafilit më bën të vjell.
Prandaj, me pritje për ty nuk lodhem
Nga dhimbja e kohës nuk ankohem
Se një thesar ruajti Zoti për mua,
E si pra, pritjen për të të mos e dua?!

Related Posts

FATIJONA BAJRAJ-HAZRET…

Tana tonet e ngjyrës t'ashkutN'nurin e fytyrës tane i kam paPrania jote e bekune m'dha huzurM’u kall’ shpirti kur u dashtë me u nda Prej mallit ruhi m'dehet e vajtonLoti m'copëtohet faqeve kur përmbysna n'vajTana…

ALBIN MEHMETI-PREMTIMI

Në burgun e Zallishtes kishte probleme elektrike, dhe ftuan kompaninë “Elektrika” që të evitonte problemet. Pasi Adnani ishte elektricisti më i mirë në kompani, e dërguan atë. Kjo ishte mundësia më e mirë për realizimin…

LUERDA AVDIAJ

Po ne ç'jemi tani, ç'mbetëm?Një qiell i grisur pa hënë,që ra në humnerën e harresës? Ne s'jemi, s'bëhemi dot mëEdhe sikur zemra e një fëmije,të qepë me ëndrra qiellin e grisur. Ne ishim, mbetëm dhimbje.Si…