0 Comments

T’pathanat e mallit tem, hafëz

E ranojkan dynjanë

Se ata që i do fjalët, hafëz

E harrojkan mananë

Gjurmët e mrenshme t’mallit, hafëz

Meten n’pelhurë t’zemrës kur u qëndis

Me pej t’sabrit t’Ejupit, hafëz

Që ndamja e dynjasë m’i ka grisë

Lulet ma t’bukura, hafëz

Çelin qosheve t’errta t’harrueme

T’tanë i lypkan lëndinave nafile

Aty ku ato kurrë s’kenë t’strehueme

Malli s’kalojka me kohën, hafëz

Koha kalojka me mall

Tuj shtu dozën e t’lypnit n’dua

Në t’përtejmen t’paktën m’u çmall

Dielli lèn çdo ditë, hafëz

Dhe praron në t’njajtën udhë

Vahidja rreh hala kalldërmat e vjetër

Me ymydin e saj që s’iu shue kurrë

Muret e zemrës tem, hafëz

Kanë nis m’u ça

Tutna kanë m’u rrëzu, hafëz

N’rrënoja t’tyne s’mes gjallë ma

Related Posts

Historia e mësimit të nejit- Hakan Menuç

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Derisa po vazhdoja t’i fryja nejit dhe të nxirrte zëra të çuditshëm të gjithë po vazhdonin të më shikonin me habi. Fillimisht habiteshim se përse nuk nxirrja zë më pas…

Malinda Deda-Shkruan Zonja M. / 34

34. Nën hijën tande N’greminën e madhe ngadalë po bie, S’gjeja dorë t’më ngrinte pranë, Po kjaja e britja e lodhur e thyer, Nën hijën tande, edhe unë jam! Po qëndroja unë njashtu e thyer,…

METIN IZETI-DIKU THELLË…

Fryhemi, brohorasim fjalë të mëdha por diçka gjithmonë na brengosë fjalën që nuk e thamë nga krenaria, nga frika, nga interesi, një punë që nuk e bëmë duke u tërhequr nga e kota miqësia, të…