0 Comments

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj

Sa do e vështirë që është të takohemi
Nga ti dua vetëm të më duash

Edhe nëse është krim vetëm pesë minuta vetëm po të rrimë

Nga ti dua vetëm të më duash

Mos eja edhe nëse të thërras, mos u lodh të lutëm
Mos u brengos, mos u mërzit, mos u thyej të lutem
Mos më keqkupto, mos m’u hidhëro të lutem
Nga ti dua vetëm të më duash

Nëse një ditë mbetesh pa mua, me mua të jetosh
Të bartësh si sekret vlerën e temës dashuri
Të ledhatosh më sytë e lagur timen fotografi
Nga ti dua vetëm të më duash

Nga ti vetëm një kërkese kam, jo ndonjë privilegj të veçantë
Obligimi i robit nuk është i detyruar ndaj robit

Larg asaj! Jo, si Krijuesit në pesë kohë
Nga ti dua vetëm të më duash

/Revista-Akademia/

Related Posts

FERDANE SAHITI-HESHTJE

Lus Zotit çdo ditë të më falëPër lotët që kam derdhur pa faj.Ndjenjën që kisha s’mund ta përshkruaj,Ishte aq hyjnore sa s’munda t’ia them askujt.Nuk dija si të sillesha, por isha unë,Pa pushuar, kërkoja falje…

Fotografi – Abdurrahim Karakoç

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Ti vajzë e bukur që të shikoj në fotografiTë kam harruar, të kam harruar, të kam harruar ty…Le të mbetet e vetme në një album të vjetërTë kam harruar, të…

DRITA OSMANI-PERËNDIA IME

Perëndia ime,Për bukurinë e jetës,Për pasurinë e mendjes.Për ushqimin e lumturinë e shpirtit,Për paqen e dashurinë e zemrës,Më rri ikonë frymëzimi,Frymë, birë e shpirt i shenjtë i Shqiptarit tim që e kam dashtë gjithmonë!Le të…