0 Comments

Zjarmi i andrrës t’pashueme

T’panë n’gjumin e dytë

Djeg rrëmujën e kujtimeve

Vaktin mungesës ma mytë

T’pajetuemet mes stinëve

Tekrar t’paskan n’dynja

Metkan sall nji hajal

Shpirtit ranim tuj i ba

Prej qitapit t’zemrës kanë ra

Do germa fort t’idhueme

Ngjyra e t’cilave pritjes u tret

Dhe mbeten t’palexume

Kur mbas bjeshkëve t’largëta t’errën sytë

S’paska kuptim as fryma e lëshueme

S’i mbetë mana as qiellit me hanë

Edhe hojet janë pelim t’idhtueme

Konopi i përmallimit, hafëz

Që zemrën ma lidhi nyje

Po tjerrët dita ditës

Ka m’u këputë, dije…

Related Posts

Elmedina Tahiri- Në heshtjen time

Mesazh! "Jeta është një udhëtim që shpesh na sjell përballë vështirësive, por është në forcën tonë të brendshme dhe besimin që gjejmë, ajo që na mundëson të ecim përpara. Kur të ndihesh i rrënuar dhe…

Fëllënza Kryeziu-Pëshpëritje shpirti

talkin to the moon ama ti s’je ktuTuj fol me hanën, se vetja asht tuj më mungume këto dhimtë ma jam mësu..S’ka lidhje sa shumë dugjithë kanë me m’lënduKërkush s’asht tuj kuptupër ata s’po lodhem…