0 Comments

(Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj)

Demek pa mu je tuj dashtë me shku,
o shpirt i shpirtit tem
O xhan, që dostave u jep shpirt
Mos shko pa mu n’bahçet me drandofila,
nuk du


Drita jote i jep dritë hanës natën
Unë jam nata e ti je hana jem
N’qiell mos shko pa mu,
nuk du


Ata veç ashk t’thojnë ty
Ndërsa ti je sulltani i ashkut tem
O dost, që nuk strehohesh n’andrrat e kërkujt
Mos shko pa mu, nuk du

Ti tuj kanë me mu, edhe kjo dynja,
edhe ajo dynja e bukur asht
Nuk du,
t’qëndrosh pa mu ti n’kit dynja
As n’atë dynja pa mu, mos shko, nuk du


Nuk du,
o dizgin mos grah kalë pa mu!
Nuk du,
oj guhë mos lexo pa mu
Nuk du,
o sy pa mu mos shih!
Pa mu mos fluturo, mos ik, o shpirt,
nuk du…


Nuk du,
o qiell, mos u rrotullo pa mu!
Nuk du,
oj hanë, mos lind pa mu
Nuk du,
oj tokë, mos qëndro pa mu
Mos kalo pa mu oj kohë, nuk du..

Related Posts

DONJETË TELAKU-ME IK

N'bardhësi t'atyne reveKisha dasht me ik e mos me u dyndMos me u dërrmu shpirtiMe gjana që nuk duhet me i ni.Me ik e mos me u shtypMos me u thërrmu jetaMe gjana që as…

LULZIM TAFA-VDEKJA ÇON FJALË

Unë do të vritem në këtë luftëpër secilën sumbulltë xhamadanitdo të marr nga një plumbdhe secila pikë gjakudo të bëhet sumbullnë këmisha dhe xhamadanatë ushtarëve e kapedanëvetë mi. /RevistaUji-VII/