0 Comments

(Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj)

Haku sherrin hajr e ban
Mos meno që ndryshe ba e ka
Ta shohim Mevlaja çka ban
Çkado që ban, bukur e ban


Mos lyp gja
Çka vjen, prej Hakut asht,
Mos refuzo, mos u inatos nëse asht ba
Ta shohim Mevlaja çka ban
Çkado që ban, bukur e ban


Kërkan mos e këqyr me t’keq
Nefsin me t’mposhtë mos e le
Mos dëmto, zemër mos the
Ta shohim Mevlaja çka ban
Çkado që ban, bukur e ban


Pak ha, pak pi, pak fli
Largohu prej materies
Hajde n’bahçen e zemrës
Ta shohim Mevlaja çka ban
Çkado që ban, bukur e ban

Related Posts

YMRIJE BEQIRI – KUJTIMET

zhvesha kujtimet me këmishën e bukurPër festë vetë e zgjodhaI përqafova kujtimet një nga njëMalli e gëzimi më ikën me zhgënjiminKujtimet u zhdukën morën arratinëLutem të mos më kthehen kurrëKënga magjike e shpirtit timFilloi të…