ALBIN MEHMETI-KONCEPTET ESTETIKE TË PLATONIT

ALBIN MEHMETI-KONCEPTET ESTETIKE TË PLATONIT

0 Comments

Platoni, ashtu si edhe filozofët tjerë të antikës greke shqyrtoi
problematika të shumta shoqërore duke filluar nga ato më të thjeshtat deri tek
ato më komplekse si ajo për (mos)ekzistencën e Zotit dhe problematika tjera
metafizike, tema të cilat edhe në ditët e sotme janë aktuale dhe të
diskutueshme. Ai shqyrtoi gjithashtu edhe problemet estetike, pra ato që kanë
të bëjnë me artin në përgjithësi dhe poezinë (letërsinë) në veçanti. Platoni nuk
ka një libër të veçantë për artin por atë e trajtoi në kuadër të librave të tjerë, si
në dialogun “Fedri”, “Simpoziumi” e veçanërisht tek “Republika”. Ndikim të
madh tek ai patën dy filozofë pararendës, Protagora dhe Sokrati, ku ky i fundit
ishte edhe personazh i veprave të tij të shkruara në formë të dialogut, përmes
të cilit paraqiti idetë e tij. Sa i përket çështjeve estetike, ai u mor me artin,
funksionin e tij, imitimin në art, si dhe me të bukurën.
Arti që nga antika e deri në ditët e sotme vazhdon të jetë ndër
veprimtaritë kryesore me të cilin shoqëria merret direkt a indirekt me të, dhe
si i tillë ka zgjuar dhe do të zgjojë interes të studiohet nga kritikë e filozofë,

ku ndër prijatarët e tyre është Platoni. Për ta sqaruar mendimet e tij rreth artit,
së pari duhet t’i njohim teoritë e tij mbi idetë, prej të cilave (ideve) krijohet
edhe arti. Sipas tij, ekziston ideja e cila mbetet e pandryshueshme (e
amshueshme) e cila lidhet ekskluzivisht me Zotin, pastaj kjo ide imitohet në
natyrë e krejt në fund ideja e imituar do të imitohet nga artisti. Ai këtë e paraqet
përmes shembullit të shtratit, ku sipas tij ekzistojnë tri forma të shtratit, forma
e natyrshme që si autor ka Zotin –forma qenësore, pastaj ai i marangozit (që e
ndërton), kurse forma e tretë është ajo që e ka pikturuar piktori. Pra sipas
kësaj arti qëndron tri shkallë larg të vërtetës, pra ai është vetëm imitues i
gjërave që janë imituar më parë. Arti imiton vetëm anën e jashtme dhe vetëm
një pjesë të objektit, dhe si i tillë ai mbetet sipërfaqësor dhe si i tillë i largohet
të vërtetës qenësore.
Duke parë ndikimin që ka arti e veçanërisht poezia tek banorët e shtetit
të tij ideal, Platoni kërkoi që poezitë të censurohen nga ato pjesë të cilat
ndikojnë negativisht tek njerëzit dhe ato që mbjellin tek ta vese të këqija e
shkatërruese për moralin shoqëror. Ai tregon se si duhet të paraqiten heronjtë
e veçanërisht perënditë. Pasi heronjtë janë shëmbëlltyra që duhet t’i ndjekin
masat e gjëra, ata nuk duhet të jenë grindavec e të dobët dhe me vese të ulëta.
Ai gjithashtu thotë se në poezi nuk duhet paraqitur frika nga vdekja por nga
skllavëria, pasi kjo e fundit konsiderohet si përulje e nderit të njeriut. Në poezi
nuk duhet proklamohen vese të këqija, si lakmia, koprracia e të ngjashme me
to. Me fjalë të tjera, Platoni vlerësonte vetëm artin që është në shërbim të
edukimit të shoqërisë, dhe në ato arte në të cilët thyheshin konvencat shoqërore
e morale i përjashtonte nga shteti i tij. Pasiguria që sjellin poetët në një shoqëri
bëri që ai të ishte i mendimit se shtetin nuk duhet ta udhëheqin poetët por

filozofët, kjo për arsye se shtetin duhet ta udhëheq mençuria9
, kurse poetët nuk
është që shkruajnë nga mençuria por nga inspirimi nga muzat, gjatë kohës së
të cilit poeti është i përhumbur dhe i përngjan njeriut të dehur që nuk është i
vetëdijshëm për veprimet e veta.
Pjesë e shqyrtimeve të tij është edhe ndarja e formave letrare. Sipas tij
ekzistojnë tri forma të imitimit, i pari ka të bëjë me rrëfim të pastër të imitimit
ku poeti flet në emër të tij10 që është ditirambi apo poezia lirike, i dyti ka të
bëjë me tragjedinë apo poezinë dramatike që është rrëfim i pastër mimetik apo
ai lloj i poezisë ku kanë mbetur vetëm dialogjet dhe janë larguar pjesët e
ndërmjetme, kurse lloji i fundit është kombinimi i dy të parave që ka të bëjë
me poezinë epike. Pra Platoni, përmes kësaj ka bërë ndarjen e formave letrare
që sot njihen si gjini letrare: lirika, dramatika dhe epika.
Në vazhdën e trajtimeve të Platonit, do të gjejmë edhe trajtimin e tij
për të bukurën11. Ideja e së bukurës nuk është materiale, pra ajo nuk i takon
botës së objekteve që preken por i takon botës së ideve të përhershme dhe e
pandryshueshme. E bukura ndërlidhet me intelektin pra me arsyen, dhe si të
tillë nuk mund ta hetojmë përmes shqisave. Me fjalë të tjera e bukura nuk
ndryshon pa marrë parasysh rrethanave, kohës dhe hapësirës.
Siç e thamë edhe më parë, arti ishte, është dhe do të vazhdojë të
studiohet dhe diskutohet për të, ndoshta është edhe fusha ku kemi edhe
pajtimet e mospajtimet më të mëdha mes studiuesve, fat të cilin e ka edhe
Platoni, me të cilin u pajtuan shumë mendimtarë e filozofë, por edhe kishte të
tillë që dhanë ide të kundërta me të, siç është rasti i nxënësit të tij Aristotelit,
me të cilin patën mospajtime të shumta duke filluar prej mimesisit (imitimit) e

deri te çështje të ndryshme fizike e metafizike. Por pavarësisht kësaj, ai
vazhdon të mbetet ndër autoritetet kyçe të filozofisë, kontributi i të cilit është
fondamental për shume drejtime filozofike e në veçanti estetikës, si
disiplinë që merret drejtpërsëdrejti me natyrën dhe shprehjen e së
bukurës në art.

/RevistaUji-9/