0 Comments

Asgjë nuk punon të dielave,
përveç zemrës sime për ty.
*
Natën e mirë dashuri!
Sa të dua, edhe ende më duket pak.
Unë ende dua që mëngjesin tjetër
të të dua më shumë se këtë mbrëmje.
*
Kam filluar të brengosem,
Se ndoshta po të mbetem borxhli
Nga frika se nuk të dashuroj mjaftueshëm

*

Unë duke u munduar të dashuroj
Gjithmonë më shumë, dhe përsëri
Më duket pak.
Kaq shumë meriton ti!
*
Do të dua edhe sikur të mos mundem,
Edhe kur ujëvarat e Nigarës do thahen pa ujë,
Edhe kur ora dhe zemra numërojnë
Sekondat e fundit të jetës, do të dua sepse
Në fund llogaritet vetëm koha me ty.

Related Posts

FERDANE F. SAHITI-MALL

Mungesa jote m’ka lanë t’ngratëVaji im, vaj fukarajeJo për skamjen, po për ty nanëXhenet i asaj bote dhe i kësaj dynjajeMë dhemb mungesa sa ma s’kaKy shpirti im krejt m'asht thaDue përditë më t’përqafuE di…