0 Comments

Sot u vesha me aromën tënde

i shtrenjti im

apo më mirë me fustanin plot lule

që ti ma qepe me sy

e ma dhurove në ditëlindjen e mbrëmjes

E mbaj mend kur më the

shumësia e tyre mund të bëjë

një buqetë të munguar

për ty që i do aq shume lulet

Ndodh që sa herë një lule të ngre kokën

mua më krijohet ndjesia

se ti je këtu pranë dhe po më sheh

Ti ndjek hapat e mia

dhe unë frymën tënde

Çasti që e preka fustanin

është një pafundësi petalesh

dhe një det me ngjyra që m’i lëbyrën sytë

M’u kujtua Van Gogu dhe fushat e tij me tulipanë

këtu më mungojnë aq shume fushat i dashur

dhe flladi i detit

dhe rinia e bukur

e flokëgështenjë e së shkuarës

Sa qeshnim atëherë

harlisej vjeshta në buzëqeshjet tona

dhe harronte të shkonte

Valëviteshin fustanet dhe

bashkë me to dhe dashuritë e porsafilluara

kurse ti ndiqje hijen time

ndërsa unë aromën tënde

Të kujtohet

ne rrinim përballë portit

dhe numëronim me zë

peshkarexhat që dilnin nga porti

Sirenat e tyre shfrynin dallgët

dhe zërat e pulëbardhave përziheshin me erën

Pastaj lulet në fustanin tim

fillonin të çelnin si me magji

dhe frynte flladi i jugut

e unë ndihesha një kryezonjë e gjelbër

Related Posts

Vendim Morina-Malli

Sakrificë e mundim. Mori rrugë pa kthim! Shumë i ri doli në mërgim! Shpesh them është faji im më merr malli për vëllain tim! Më thirr, edhe kur s’ndjehesh mirë Kur ti je keq, për…

FERDANE F. SAHITI-UDHA E LOTËVE

Keshi dhe kjaj me veten temÇudi!Ai që t'ban me ndjeAi ndjenjat t'i trembDitët vijnë e shkojnë tuj na shoqnuN'udhën e lotëve dijnë me udhëtu veç ata që kanë dashunuPranë kapenxhikut t'udhëve të miaRoje e patrembun…