0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Ti, agimi që zbardhet në malet me pisha
Ti je zambaku i liqeve të pastër
Ti, kalli që zverdhet në fushë të gjerë
Ti, burim i shpresës, djersë e ballit


Ti, në qiell je yll, e ëndërr në gjumë
Ti je farë jeshile dhe argjend i bardhë
Ti je det i kaltër i mbështjellë në mjegull
Ti je nyje e sekretit të dashurisë


Ti je ekspozim i gjallë i çdo bukurie
Ti je melhem e fashë e sigurt e plagës së zemrës sime
Ti, dëshira ime, e dhuratë e Zotit
Ti je hanxhari i ngulur thellë në zemrën time


Ti je hije e errët në ngrohtësi të verës
Ti je fryt i bëmë në degë të pemës
Ti, thëngjill, e flakë në oxhakun e dashurisë
Ti je kryevepër e Zotit të madhërishëm


Ti je “unë”, eja e shiko që unë “ti” s’jam
Ti, mendimi, shpirti e gjuha ime
Ti je sytë, këmbët dhe duart e mia
Më beso, ti je më afër se unë me mua

Related Posts

Thanie të zgjedhuna nga Mesnevia

Mevlana Xhelaluddin Rumi Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj “Në ven se të lypsh pretekst me u idhnu, lyp arsye për mu dashtunu.“ “Kujdes me kanë rrinë dhe me kanë shoqnohesh, se bylbyli të çon te…

Rozafa Shpuza-Pranverë n’shpinë e braktisun

Kët pranverë askush s’i pa tue lotue hardhitë... Degët shtriqën shtatin e u lidhën ny ndërvedi kësisoj sythet buluen kryenelte si thitha lehonash. Micave s'iu ba vonë se gërshana e krasitjes mbet varë në gozhdën…

TI, KËNGA IME E PËRJETSHME-METIN IZETI

Ti më shkruan mua në hakikat, ndërsa unë i gjori, shkruaj vargje me mexhaz Ti kroni i vetëm i frymës, une frymëmarrës pa takat, Unë jetoj në strehën Tende i shashtrisur, tundem me përtesë të…