0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj


Në tezgën e zemrës kam qëndisur poezi
Në çdo të qëndisur je ti
Kam lexuar ligjin e rrugës së dashurisë
Në paragrafë me radhë je ti


Në luginën e mendimit një lumë kalon
Përkulen selvitë e nga uji pinë
Në gjoks të çelin zambakët e hëna të lindë
Në rrjedhjen e heshtur je ti


Je uji esencial i shishes së quajtur jetë
Je shkaku i pikëllimit dhe lumturisë
Në shikimin e ngrirë
e të bërit theror në frontin e dashurisë, je ti


Gjithmonë në ngjyrën tënde pranvera duket
Në gjethe ke gjelbërimin e erën në trëndafil
Të riparuara janë plagët e zemrës sime
Në qepjen e tyre radhë-radhë je ti


Mos u lodh larg duke shkuar
Vetveten tek unë duke e kërkuar
Retë vjollcë të diellit tim të shpresës
Në hyrje-daljen e tyre je ti

Related Posts

LEOTRIM VLADI-EKLIPS

Pse fytyra jote s’bën më dritë si dikurAndej nga është drejtuar shikimi ytKa filluar të shfaqet një hijeDikush po e mbulon pamjen tënde Ndoshta po qëndron përballë pasqyrësÇfarë shikon?Duket një i huaj që nuk e…

Sejjid Nesimi – Ajkë ashku

Namazi e agjënimi bahen kaza, po koha e jetës tem që m'kalon pa Ty, kaza s'ka. *** “Për mos me pre gishtin e tij (myftiu) ikë nga drejtësia e Hakkut Ndërsa unë Nesimi si ashik…

Gara e bretkosave – “Edhe kjo kalon”

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Një ditë po bëhej një garë në mes të bretkosave. Qëllimi i garës ishte të hipnin në majën e një kulle. Një grup bretkosash ishin mbledhur për ta shikuar garën.Gara…