0 Comments

Stinëve t’mallit degët m’janë tha

Prapë stinëve t’ymydit lule m’kanë çelë

Sy e zemër m’u ngrinë n’acar t’vetmisë

Larg syve tu m’beta pa dritë, mbeta pa diell

Vakti te unë ma ndryshe rrjedhë

Si vargu i milingonave ec zamani

Njëjtë si plagët e zemrës tem

Qe avash-avash u vjen dermani

N’kit memleqet t’ashiknisë

Zemrat me barra t’randa na u ngarkuen

N’bunare t’thella t’pa dalje ashku

Dynjana me rend ashikat po i gjuen

Uji i këtij bunari t’mallit jar

Kurrë nuk dijka me shterru

Për ty nashta ke shebert

N’mungesë tande zeher për mu

Kam ra përtokë prej lodhjes t’zemrës

N’muret e t’cilës je ma e bukura pikturë

Me qëndise jar mallin tan

S’më kish mjaftu asnji pëlhurë

Sebep mallit u druejta n’ty me le

Njëjtë si fëmija kur len n’dynja

Ai kjanë për ardhjen n’kit botë

E unë që prej teje mue m’ka nda

Related Posts

Duke qarë – Sabahattin Ali

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj E dashur, larg teje, në vend të huajMbeta duke qarëRrugëve që fund s’kanëVdiqa duke qarë Nuk e di, a është sehire a magjiNuk zgjidhet nyja e dashurisëAtë që te ti…

Elmedina Tahiri-Në heshtjen time

Mesazhi im për ju që po lexoni këtë libër është: Jeta është një udhëtim plot me të papritura dhe sfida. Por asnjëherë nuk duam të harrojmë se në çdo mundësi, në çdo vështirësi, ndodhet një…