0 Comments

Keshi dhe kjaj me veten tem

Çudi!

Ai që t’ban me ndje

Ai ndjenjat t’i tremb

Ditët vijnë e shkojnë tuj na shoqnu

N’udhën e lotëve dijnë me udhëtu veç ata që kanë dashunu

Pranë kapenxhikut t’udhëve të mia

Roje e patrembun m’mbetet dashnia

Si drandofille ma e bukur ki me lulëzu, ti dashni

E ujitun çdo ditë prej lotëve t’mi

Si lutja që pranohet kur shiu vërshon

E bekueme asht ajo zemër që pastër dashunon.

Si çdo pemë n’natyrë që pret prandverën me dalë

Njashtu po pret ty kjo zemër nji ditë t’kthjellueme me i ardhë

Keshi dhe kjaj me veten tem

Çudi!

Ai që t’ban me ndje

Ai ndjenjat t’i tremb.

Related Posts

Ferdane F. Sahiti-Nana m’ka thanë

Nana m’ka thanë mos u dorëzo bijë Edhe n’rrafshinë me kanë mos u ndal Se tuj punue nji ditë do të bahet mal i madh Çika jem mbildhe mendjen fortë Çdo herë që bota t’rrëzon…

Majlinda Shaqiri-Gjemba trëndafili

Ndiej,Se si ofshama shqelmon marrëzinë,Si zjarri i sosur në agoni,Si heshtja përqafon skëterrën,Rrugën e qumështit në galaktikë,Sa keq...Lulëkuqet u thanë nga hienat,Ikën me tren kujtimesh,Kush i vrau dhimbjen asaj?E lotin hodhi andej bregut,Gjurmët fshehu nga…

Elif Shafak-Natë

Përktheu: Fatijona Bajraj Nëna ime në të katërmbëdhjetat u bë nuse, në të nëntëmbëdhjetat u bë kurban. Nëna ime e bukur, që kishte buzëqeshjen si shkëlqim dielli, u ther me thikë para syve të mi,…