0 Comments

Sprovë asht kjo pra, zemra e peshkut dashtunohet n’shkretinë.

***

Kur jam larg jarit pranverës,

Çka m’duhen kopshtet, çka m’duhen gjelbërimet?

***

Pse po rritesh tuj u lavdnue?!

A nuk asht lindja jote nji pikë ujë e déka nji grusht dhé?

***

Sot i tan ymydi jem je Ti

Ka edhe t’dashtun tjerë,

ama ti je Ai që ma kallë gjynylin

Njerëzit e xhihanit janë n’gëzim t’nevruzit

Sot bajrami e nevruzi jem Ti je…

***

Nëse hala zemnohesh, do me thanë që nuk t’ka mbaru zanka që e ki me vetën.

Nëse hala thehesh, do me thanë që s’tu kanë forcu tullat e shpisë t’zemrës

Nëse hala qortohesh, do me thanë që nuk e ke arritun pozitën e faljes.

Nëse hala nuk dashunon pa kushte, dhe ban ndamje n’dashuni, dhe flenë me vesvese, do me thanë që e pengon dendësimin e dashunisë që e ki përmrena.

Nëse hala s’ke mujt me hjek dorë prej të thanit “Unë”, dizginat i ki n’dorë t’nefsit dhe po ia shtren qafën kesaj robnie.

Nëse ti hala mërzitesh për fatkeqsitë, do me thanë që nuk e di t’vertetën.

Nëse hala ankohesh, do me thanë që nuk je tuj mujt HAKIKATIN me pa.

***

Dallimin n’mes “me dashtunu” edhe “me dashtë”.

“Krejt e kqyrin ata që e kqyr ti, ama krejt s’mujnë me pa ata që ti e sheh n’ta. Krejt mujnë me u dashtunu, ama kërkush nuk munet me dashtë sikurse ti.

I vetmi dallim je ti. E ajo çka t’ban ty t’veçantë nuk asht ai/ajo që e dashtunon, po asht dashtunia jote.”

***

Le t’urdhnojë ai që troket n’zemrën, jo n’derën tonë!

***

Kurdo që mirësia jem u përceptu si e keqe, e kam kuptu që jam n’udhë t’drejtë.

***

Trupi që ilm s’ka i ngjanë qytetit që s’ka ujë.

Nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Related Posts

AMIR VELIU-LIBRI I PALEXUAR

Një libër flet mbi dollap, I mbuluar me pluhur që s’është bërë nga koha, Por nga harresa. Askush s’e hapi, Askush s’pyeti ç’fshihej aty. Ndoshta një jetë më e mirë, Ndoshta një rrëfim që shpëton.…

Muza jem-Ferdane F. Sahiti

Asht e plotë si hana E ngohtë si dielli Asht e thellë si deti E naltësi ka si qielli Ajo asht nana jem Muza e jetës tem E përmenda hanën, nanë Se nganjëhre me duken…

DRITA OSMANI-PERËNDIA IME

Perëndia ime,Për bukurinë e jetës,Për pasurinë e mendjes.Për ushqimin e lumturinë e shpirtit,Për paqen e dashurinë e zemrës,Më rri ikonë frymëzimi,Frymë, birë e shpirt i shenjtë i Shqiptarit tim që e kam dashtë gjithmonë!Le të…