0 Comments

A e keni pa si buzëqesh hána kur krejt i hedhin sytë nga ajo për t’pa fytyrën e saj..
Nj’ashtu ndihem unë kur sytë e tij plot dritë, ndeshen rrufeshëm në fytyrën time..
S’ka dritë që ta verbon shpirtin ma shumë se buzëqeshja e tij, ngjashëm siç verbon drita e diellit sytë kur del nga tuneli i errtë.
M’kanë thànë që dashnia dhemb, të hedh herë nji anë e herë në anën tjetër, t’ban me vdekë, por a di çka mbaj në mend unë?
Unë mbaj mend veç diçka, që në momentin e parë kur e kam pa, unë jam ringjallë!
A mundet dikush me m’dhanë nji përgjigje?
Si àsht e mundun, që nji njeri që s’ke dit në ekzistoka deri dje, t’njeh ma mirë se ti që e njeh veten?!
Ai është unë, më shumë se që jam unë vetë.
E dini si flet ai për mua, si t’më kishte rrit që nga buzëqeshja e parë, që nga hapi i parë, që nga gëlltitja e parë e ushqimit.
Ndërsa unë e shoh përtej reales, e shoh përtej asaj që të tjerët munden me pa, e shoh çdo qelizë të tijen që lëviz dhe e quaj bekim, e quaj dhuratë nga Zoti.
Në mos paça besu asnjiherë se mbi ne qëndron perëndia, sot besoj…
Sot besoj, besoj më shumë se kurrë, se nji mrekulli si ai nuk mundet me u kriju ndryshe përveç nga dora e perëndisë.

/RevistaUji-VII/

Related Posts

LUMI HAJRA-Valigje e dashnisë

Sot e kam ba njet me t'kallzu sa t'du sa vetja jote n'zemrën teme zan' ven' t'du, t'du, t'du... edhe at'herë kur harroj me t'dashtë t'du, edhe kur larg jemi se dashnia na afron e…

ARTJOLA KRASNIQI-MORINADO T’MË KËRKOSH

Do t’më kërkosh në çdo petale të lulevemos jam fshehurDo t'më kërkosh tek vendi i vjetërAty ku e filluam dashurinëDo më kërkosh edhe numrin tim në celularPor pa emërEdhe do jem përzier me dikë tjetërDo…