0 Comments

Se s’ka njeri n’këtë jetë
Që me hanën derma s’ka ba,
Edhe nëse zgjidhje s’ka gjetë
Hallet, hallet me tà ka ça!
Oj hanë!
a me ça dert me nanë,
a me mbajt veç me ty k’ta?
se çka po i thàm keq, ata po e vranë!
Se s’ka njeri n’këtë botë që nji herë s’ka sha,
Që s’ka thanë që s’muj ma!
E që s’ka bërtit me za!
Oj nanë veç ti m’don hala!
E n’këtë çast àsht nal,
Se veç dashnia e nanës e çan nji mal
Se veç emni i saj, ndryshon çdo mendim!
Se veç ajo të rrin mbrapa sa herë del e hyn!
Se e ki gjithmonë aty dorën me ta zgjat!
Për krejt jetën pranë, jo veç për nji sahat!
Andaj, ti mundesh hala
Kur nji nanë e ki këtu a atje nalt,
Edhe nëse gja pa bo s’ke lan
Për nanën je gjith’ i fal’t!

/RevistaUji-VII/

Related Posts

ALBIN MEHMETI-KONCEPTET ESTETIKE TË PLATONIT

Platoni, ashtu si edhe filozofët tjerë të antikës greke shqyrtoiproblematika të shumta shoqërore duke filluar nga ato më të thjeshtat deri tekato më komplekse si ajo për (mos)ekzistencën e Zotit dhe problematika tjerametafizike, tema të…

LAURETA REXHA-PËRKUFIZIME

Jam vajzë e lumturJam vajzë e pikëlluarNëse don ta dish,Jam gjithçka mes këtyre dyjave.Jam lule e çelurNë prag të dimritVrapoj me erëratDhe shpesh me to fluturoj.Kur sjellin shiQaj me ditë të tëraThuase toka ime nuk…

MUHIB KOZHANI-AJO QË DERI NË VDEKJE NUK MBARON

Duke ecur i vetmuar në rrugët e qytetit,Me letrën tënde në duar, prej muajsh,Me barrën e një kujtimi të vetmuar,Fotografinë tënde të ndrydhur në duar. Çdo ditë kaloj andej nga dera jote,Shikimi çdoherë me mbetet…