0 Comments

Të kam harrue pak
stinën e dimrit e kam lanë me shkue
pa ja qëndisë me borë kurorën dashnisë
e me marue me frymë fronin e dielltë
pak të kam harrue
përtej qiellnash kam ikë shpirtin
e topitun në mirazhet e netëve të përgjumura
nuk të thërras më
i kam harrue deri diku
sytë e tu të mbushur me dashuri
që më përkëdhelin mallshëm
i kam harrue krejt
gulçet e vakumet e zemrës
në shtërzimet tua mbi trupin tim
i kam harrue

pritjet e zhurmshme
gjumnat në shi
kam harrue
me u veshë bardhë për ty
nuk të kam harrue krejt
veç një pjesë tande e kam lanë me shkue
e jam m’sue me të dashtë në mungesë

/RevistaUji-VII/

Related Posts

SAMET VATA-FILOZOFIA E DRITËS

Shekulli i 13 është me rëndësi të madhe për disiplinën e filozofisë së lëvruar në gjuhën arabe. Në këtë periudhë vërehet një përhapje e madhe e mendimit filozofik dhe interpretimeve të teksteve antike duke sjellë…

Mustafa Bilal Karaosmanoglu-A dashurohet pa frikë?

(Përktheu nga gjuha turke: Fatijona Bajraj)A dashurohet pa frikë?I fshehur pas roletave të mbyllurame frikë të kam dashur gjithmonëUnë çdo here jam firkësuar të humbasedhe nëse në dukje aryse për tu frikësuar s’kam pasNdërsa edhe…

SAMET VATA-MIKU I ZOTIT, I ZEMRËS…

Ve Kuunuu Rabbanijune (Kuran)E pyetën një të urtë: A shihet drita?U përgjigj: Drita nuk shihet, por me dritë shihen gjërat. Biseda në lidhje me miqtë e Zotit nuk është punë e kollajtë. Është e vërtetë…