0 Comments

Zgjodhëm rrugët e vegimit
Mbi kurorën e pendimit
Ikëm.. u fshehëm në gënjeshtër
T’ia dinim për njëri-tjetrin nuk deshëm.
Rri n’meni kujtue
A nime t’kam lodh tuj t’dashunue?
Tuj t’dasht a nime t’kam venit?
Që s’u banëm bashkë një ditë.
Shkoj përtej andrra t’harrume
Me përtërij k’të dashni t’dekun
Rrudhat e ballit, mbi ballë vizatue
Si u dënu n’meri ky shpirt i mekun
Lodh e harru n’nem t’fatit
Ke cepi xhamit rri e t’pres pa shpirt

Natë e hidhun kur s’do t’vijsh
Shuan hije, shuan hanë
Kjo dashni e pa fan
N’meni t’keq qysh m’ke lan.

/RevistaUji-VII/

Related Posts

BAJRAM KARABOLLI – METAMORFOZA

Vajzë e re dhe e bukur, me syze dielli majë kokës. Me një buzëqeshje të gjerëe të ëmbël, më shënon emrin dhe më pyet se ç’përfaqësoj. Veten time, - i them shkurt dhe, edhe pse…

SHEMS, KU JE… – HYSEN BEQA

-Rreth e rreth me mene t’andrrës i rash Iranit qe Persi dikur emnin e ka pas -Prej Konias e n’Stamoll edhe Turqisë Cep e m’cep i rash edhe Rumelisë -Edhe n’Bagdat pazarit vjeter trup i…