0 Comments

Hija jeme mbytë në nji fotografi pa ngjyra
gërryen kujtimet, andrrat e zhurituna
e tisi i bardhë i flokut rrudhat e ballit i mbulon
por jo vetminë që konak n’shpirt i ban
Në nji fotografi pa ngjyra
shoh nënshtrimin syqorr si preja e gjunjëzume
kur bie n’pritë të fatit pa emën
derisa t’pëlcasë ashti rrudhë prej kohe t’egër
Eh! Në sytë e botës
mollën e Adamit e kafshova në pikë dite
e gishtat e verdhë më ranë
mbi lëkurën e bardhë si në bahçe të babës
se isha andrra e djegun, e bame hi
loti i kristaltë në sytë e Rozafës

Fotografia pa ngjyra ma kujton etin
plasat e netët e verbueme pa hanë,
fijet shpitit ia shprish, ruejtë n’Panteon
Kur vitet shumëzohen me heshtjen
del në pah mallkimi i egër si digjet në fund t’lojës çika
që si shenjë martese mori plumb nga shpia e babës
femna që kambët m’i lan zdathë
as diellin me kqyrë në sy s’guxoi kurrë
miti i nji nane që së gjalli e murosën n’urë
Në nji fotografi pa ngjyra
kujtohen trajtat e shashtrisuna të dhimbës
koha si shkelmonte mbi plagë
andrrat lëkurëbardha të një çike a nji grueje
zogjtë e larmë që u banë fole në sy
historia që shkroi nji nanë në marhamë të kresë
që qefin nji ditë i bahet përmbi

/RevistaUji-VII/

Related Posts

BLERTA FERIZI KRASNIQI

A e keni pa si buzëqesh hána kur krejt i hedhin sytë nga ajo për t’pa fytyrën e saj..Nj’ashtu ndihem unë kur sytë e tij plot dritë, ndeshen rrufeshëm në fytyrën time..S’ka dritë që ta…

ALBIN MEHMETI-KONCEPTET ESTETIKE TË PLATONIT

Platoni, ashtu si edhe filozofët tjerë të antikës greke shqyrtoiproblematika të shumta shoqërore duke filluar nga ato më të thjeshtat deri tekato më komplekse si ajo për (mos)ekzistencën e Zotit dhe problematika tjerametafizike, tema të…

ENTELA SADIKU-E STRUKUR NËN HIJEN E ZHGËNJIMIT

E strukur nën hijen e zhgënjimitMundohem te shkoj larg në kohê.Të mbledh grimcëza kujtimesh,Të të gjej diku kërkoj!Ne u humbëm rrugës së jetës,Të të gjej nuk di më!Adresën e ke..Dhe e kam adresën..Zemrën e hapur…