0 Comments

E ledhatoj kuptimin me dorën e plotë

Nga afërsia e Bukurisë, sytë janë me lot

Si një zog i frikësuar i strukur në mendime

Jam duke kënduar mbi librat e vjetër në rafte.

Jam duke synuar për takimin, përtej, të pastër

Jam duke qëndruar në rrugë si një llambë e ndezur

Jam duke vendosur gurët e kësaj rruge të nderuar

Për të gjetur një shkurtore drejt vendit të (pa)njohur.

E fshehta, s’don të zbulohet, është me naze,

Krijon përkëdhelje të ëmbla, me kuptime

Ndërsa zemra, si gjithnjë e etur për një Mysafir

Ose, për të vajtur në pragun e Derës me safir.

Emri i Tij në buzë  është një lutje

Çfarë ka, se ëndrra në këtë mëngjes, më me shije,

A mund ta nxënë atë harmoni të ngjarjeve, vargjet

Shpirti i dashuruar ishte nisur për në Herat.

Fani, nëse shpirti është i verbër

Atëherë kot i zgjat këto duar

Nëse nuk ke kuptim të pafundësisë

Atëherë si ta përjetosh praninë.

Nëse sytë e zemrës janë verbuar

Klithma jote do të jetë një jehonë e heshtur

Që askush nuk e shikon fare

Si një pemë e lënë pas dore.

/RevistaUji-XI/

Related Posts

BLERTË TMAVA VESELAJ-DO TË TË SHOH ME SYTË E QIELLIT

Bregut të detit si atëhereKur të shihja plot mallëngjimKaltërsisë që falte detilumturi i falje shpirtit tim.Në sytë e mi pafund kaltërsiaSe mrekullia ishe ti.Valët dinake kur ta puthnin trupinShpirti më mbushej gjithë dashuri.Një ditë ndoshta…

LUMI HAJRA – NË CEREMONIN E VDEKJES SIME

Shikoj si vajtojnëmbi varreNdërkohë mua më qeshet me lindjet e tyrePetkat e zezandër gurët e bardhë të mermerit rëndonin mbi qefinëLutjet mbi mua i bëninGjersa Këpucët shkelnin sipër kufomaveNë shoqëri me të vetmuaritmbeta Se të…

ALBIN MEHMETI-KONCEPTET ESTETIKE TË PLATONIT

Platoni, ashtu si edhe filozofët tjerë të antikës greke shqyrtoiproblematika të shumta shoqërore duke filluar nga ato më të thjeshtat deri tekato më komplekse si ajo për (mos)ekzistencën e Zotit dhe problematika tjerametafizike, tema të…