0 Comments

Për shumë vite isha i lumtur në Qytetin e Pluhurave.
Deri kur toka shtrëngoi gjethet në kraharor.
Çdo gjë mbeti e zhveshur pa afat,
Dhe dritaret nisën të zënë pluhur.


Sokaku prej kohësh jeton në vetmi.
Si pragu i një banese të braktisur.
Edhe sytë kanë zënë pluhur.
Letrat kanë mbetur pa përgjigje.

Prej një jave jap veç lamtumira.
Me shpresën mos një pyetje do ma ndalonte hapin.
Askush nuk pyet Matmazel.
Ndoshta unë dua të qëndroj!

Ikja ime është gati,
Treni dëgjohet të vijë.
Lamtumirat palë-palë mbushin xhepat trokë.
Asnjë dorë nuk ngrihet zemrën të ma ngrohë.
Thyhen kujtimet! Thyhen mbrëmjet mbi gurë.
Kësaj i thonë braktisje Matmazel.
Kësaj i thonë të tradhtosh veten.


Dhe çdo gjë ndryshon.
Mbrëmjet më mbajnë distancë.
Ashtu të thyera, si gjethe të shkrumbuara.
Kujtimet më shfaqen lëmshëm si për dënim.
Ashtu pezull në qytetin e pluhurave…
Veç qielli më thërret Matmazel.
Por e kam mëkat.


Vetes t’i jap lamtumirë.
Andaj vendosa të shkruaj.
Rreshtat më kanë mik.
Fleta më jep qetësi.
Veç kështu i bëj ballë harresës.
Kështu nuk e luftoj Qytetin e Pluhurave.

Related Posts

METIN IZETI-TULIPANI I SHPIRTIT TIM

Më mbron nga shëmtia dhe e keqja,Më bart në thellësi ku pak kanë shkuar më parë,Më fut në zemrat e miqve, t’i lexoj mendjet e tyre.Më zbret në tokën e të vdekurve,T’i pyes ata për…

ROBERT FROST-RRUGA QË S’E MORA

(Përktheu nga anglishtja:Blerta Haradinaj) Dy rrugë ndaheshin në një pyll të verdhë,Më vinte keq, dyjat dot s’i udhëtovaUnë si udhëtar, gjatë qëndrovaAq larg sa mundja njërën e vështrovaSi përkulej në shkurre e gëmusha; Pastaj mora…