Vlerën e një gurit të çmuar mund ta kuptoj vetëm një argjendar i mirë-Hakan Menguç
Marrë nga libri: “Unë jam nej” Hakan Menguç
(përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj)
Dua të të flas ty shkurtimisht rreth historisë time. Nëse e ke marrë këtë libër dhe nëse beson që asgjë nuk është rastësi, gjithsesi paskemi përjetuar probleme të njëjta me ty. Po besoj që në historinë time do të gjesh pjesë nga vetja jote. Asgjë nuk është rastësi në këtë jetë.. Takimi me librin që ke në duar do ta kuptosh kur ta lexosh që nuk është rastësi. Unë kur isha 13-14 vjeç isha një fëmijë i heshtur, i mbyllur në vete, pa vetëbesim. Nuk mundja t’i thosha jo askujt. Në shkollë nuk e ngrija dorën edhe për mësimet qe i dija. Druhesha dhe turpërohesha. Ndikohesha shumë nga ajo çfarë thoshin të tjerët për mua. Kur ndikohesha, prekesha, luftoja me vetën dhe i hidhërohesha jetës. E shihja vetën si një fëmijë i pa talent dhe i pa dobishëm për asgjë. Prapëseprapë besoja që kisha potencial. Edhe pse nuk isha në dijeni për forcën që priste të dilte në pah nga brenda, kishte momente që me zemrën time fëmijërore ia ndjeja ekzistencën. Të gjithë lindin me një talent mirëpo presin miratim nga të tjerët për daljen në pah të potencialit. Ndërsa krejt çka të nevojitet është një udhëzues, jo miratim. Gabimi më i madh që mund të bësh në këtë rrugë të sprovës është të presësh që të tjetër ta kuptojnë vlerën tënde dhe ta gjallërojnë talentin tënd. Njeriu nuk e kupton këtë dhe nganjëherë për ta kuptuar vlerën e vet ka nevojë për një udhërrëfyes. Dua të ta tregoj një histori që po besoj që do ta kuptosh atë që po ta them. Një mësues dëshiron ta testojë nxënësin që kishte punuar me vite me të. I jep në dorë nxënësit një guri ngjyrë ari, dhe i thotë: Bir, merre këtë, tregojua tregtarëve djathtas, majtas, pyeti se sa para i japin, pastaj dërgoje edhe te argjendari. Mos ia shit gurin askujt. Mjafton vetëm ta mësosh se kush dhe se çfarë çmimi po japin. Nxënësi fillon të sillet nëpër çarshi për ta bërë detyrën e tij. Së pari hyn në një dyqan dhe e pyet: Zotëri, sa para i jepni këtij guri? Shitësi i ndikuar nga shkëlqimi i gurit e merr dhe shikon me kujdes duke e rrotulluar. Pastaj i thotë: “Unë këtij ia jap një lirë. Mund t’i pëlqej djalit tim.”
Djaloshi pas dyqanit shkon te rrobaqepësi. Rrobaqepësit i ngjau në një rruazë dhe mori në dorë, dhe i tha: “Po ngjanë në diçka të bukur. Unë këtë mund ta përdor në fustanet që i bëj për gratë. T’i jap njëzet lira.” Nxënësi habitet shumë. Gurit që shitësi i dha çmimin një lirë, rrobaqepësi i propozonte njëzet fishin. Nxënësi del duke falënderuar rrobaqepësin. Shkon drejt te një argjendar. Kur e sheh argjendari atë që kishte në dorë djaloshi, hidhet nga vendi. E pyet me habi se ku e ke gjetur ti këtë xhevahir kaq të çmuar. Sa lira i do për këtë, ma thuaj? Nxënësi nuk dinte ç’t’i thoshte dhe e pyet: Çfarë çmimi jepni ju? Argjendari kërcen menjëherë: Unë për këtë jap njëqind mijë lira. Madje të jap çfarëdo që të duash për të. Kur nxënësi thotë se nuk e shes, argjendari insiston, duke i thënë: Ma shit këtë guri, ta jap dyqanin, shtëpinë madje ta jap edhe tokën. Nxënësi ia sqaron se guri ishte një amanet dhe nuk e kishte të drejtën për ta shitur. Merr gurin dhe del, mirëpo mendja e tij ishte shumë e ngatërruar. Kthehet menjëherë pranë mësuesit. Ia rrëfen ato çfarë kishin ngjarë. Mbi këtë, mësuesi pyet: Trego, çfarë nxore nga të gjitha këto?
Jam shumë i habitur zotëri, thotë nxënësi. Nuk di çfarë të them. Mendjen e kam të ngatërruar.” Pas kësaj, mësuesi i thotë: Shiko bir, vlerën e një gjëje e di veç ai që është adekuat për të. Çdo gjë merr kompensim pranë atij që ia di vlerën. Për këtë, mos lejo asnjëherë në jetë që të tjerët të marrin vendime për ty. Mos e ndiejë vetën të pavlefshëm për atë që ka thënë dikush je i pavlefshëm. Sepse nga gurët e çmuar kuptojnë vetëm argjendarët.