0 Comments

Më duhej ta kaloja këtë vetëm, pa askënd.
Ishte një ndjenjë e qetë befasie që nuk ishte diçka e sigurt.
Dhe ai rëndim i paqartë, rrënjët e të cilit nuk mund të kuptohen,
as thellësia as drejtimi, një kërcënim i errët për mendjen,
i paaftë për të bërë asgjë, më ka derdhur një trishtim të panjohur,
më të rëndë se çdo dhimbje, me siguri.
Një vetmi e plotë, e fundit, pakuptimësia nga çdo gjë
që mund të bëj Pashmangshmëria e diçkaje që nuk do të vijë,
gjëja më e keqe është se nuk vjen.
Thashë mos eja, se po të vinte do të merrte çdo formë dhe
trishtimi nuk do të ishte aq i plotë.
Dhe kur mbaroi, mbretëroi shkretimi.
Lodhja pas sëmundjes.
Dhe një përzierje e çuditshme e lumturisë të së
kaluarës dhe trishtimit të së ardhmes.
U mbështeta pas gardhit dhe ndeza një cigare të hidhur.
E shikoja me indiferencë shkretimin brenda meje pa u penduar për asgjë…

Related Posts

SAMET VATA-FILOZOFIA E DRITËS

Shekulli i 13 është me rëndësi të madhe për disiplinën e filozofisë së lëvruar në gjuhën arabe. Në këtë periudhë vërehet një përhapje e madhe e mendimit filozofik dhe interpretimeve të teksteve antike duke sjellë…

YMER ELSHANI-SI LINDI TREGIMI

Mora fletoren. Dola në luadh. Rrezet mëngjesore, të bardha e të lehta, më përkëdhelnin. Shelgjet sikur më përshëndetnin me duart e blerta. Po mendoja se çka të shkruaja. Çka të fusja në tregimin që doja…

FATIJONA BAJRAJ-PA MANA

Nuk i mbetë mana kurgjafitVeç plaga u thellu deri n’áshtAsnji gja ma s’ka shijeMa as loti i njelmët s’asht A thu t’ranat e vjeshtësPrapë n’bahar kanë me lulëzuVallë tash t’frymuemit përgjysmëKam me i thanë “me…